Teknologji

PayPal mundëson pagesa mobile!

Kompania PayPal ka prezantuar aksesorin i cili lidhet me telefonat e mençur mobil, i cili i lejon tregtarët të ngarkojnë pagesat tek konsumatorët e tyre, me një kartë krediti.

Një shërbim të ngjashëm para një kohe e kishte prezantuar edhe themeluesi i Twitter, Jack Dorsey, ndërsa zgjidhja e tij e pagesave quhet Square.

Mirëpo, tani pasi që në këtë lojë ka hyrë edhe PayPal mund të thuhet se gara për pagesat mobile është ashpërsuar edhe më tej.

PayPal Here është një shtesë shumë e thjeshtë harduerike, e cila shumë lehtë mund të lidhet me iPhone, ndërsa e njëjta qaset në aplikacionin e PayPal në telefonin e caktuar.

Me këtë pajijse, thotë PayPal, përdoruesit që kanë një kredit kartelë shumë lehtë mund të kryejnë një pagesë të caktuar për një produkt ose shërbim. 

zemraorg

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button