Cilësia e martesës, përcaktues i shtypjes së gjakut
Një studim i Universitetit Binghamton në New York, vlerëson se një martesë e mirë rregullon shtypjen e gjakut, ndërsa një martesë stresuese mund të jetë më keq sesa të jesh i vetëm.
Pjesë e këtij studimi ishin 204 persona të martuar dhe 99 të lirë. Pjesëmarrësit në këtë studim, mbanin aparatura që regjistronin tensionin e gjakut për 24 orë. Çiftet e martuara plotësuan gjithashtu edhe një pyetësor mbi martesën e tyre.
Nga analizimi i të dhënave u zbulua se sa më e lumtur të ishte martesa aq më i ulët ishte tensioni i gjakut gjatë aktiviteteve të ditës si dhe gjatë 24 orëve. Por çiftet që shënonin vlera minimale në lumturinë bashkëshortore kishin vlera më të larta të tensionit në gjak sesa personat ‘single’. Gjatë ditës, mesatarisht tensioni i tyre ishte rreth pesë vija (mmHg) më lartë.
Nga ky studim duhet pasur diçka parasysh. Është një nga studimet e rralla që shqyrtoi rrezikun e hipertensionit nga cilësia martesore.