MuzikeVIDEOVIP

Premierë: Dhurata tregon “macet” në klipin e ri (Video)

dhurata

Ashtu siç është pritur, Dhurata ka pasur çfarë të tregojë në videoklipin e ri, të këngës së re që vjen si premierë në Zemra.org.

Dhurata është përkujdesur që projekti i saj i ri të jetë shumë bombasik. Këngëtarja shqiptare ka publikuar këngën e re që titullohet “If You Like It”.

Këngën e ka punuar në tekst dhe muzikë, producenti Nurteel, kurse projekti është publikim i shtëpisë publikuese, Elephant.

Refreni i këngës është në gjuhën angleze, teksa e gjithë performanca e Dhuratës në këtë projekt është shumë, shumë ‘hot’.

Duket se nga sot zogu është zëvëndësuar me macen e estradës, pasi Dhurata ka treguar gjinjt e saj në një skenë ‘topless’ në videoklip.

Videoklipin e ka punuar Imagine Films, që sigurisht kanë pasur punë të vështirë të gjirojnë brunetën seksi, teksa ka treguar edhe të pasmet e saj, në një klip e projekt që ka potencial për t’u shndërruar në hit.

Ky projekt i paraprin albumit të ri të vet-titulluar të Jennifer Lopezit shqiptar, “Dhurata”, i cili do të lansohet së shpejti.

Tags
Show More

Related Articles

Close