VIP

Familja Beckham, shtëpi në New York

Kanë shtëpi në Los Angeles, Londër, Francë dhe tani në New York.

Puna e Victoria ka bërë që familja Beckham të blejë një apartament në Manhattan, në të cilin do të transferohen së shpejti.

Sipas një miku të ish-këngëtares së grupit “Spice Girls”, Victoria e ka shumë të rëndësishme punën e saj dhe se në shtëpinë në Los Angeles ajo nuk po ndihet mirë.

“Grupi i saj i miqve në Los Angeles është shpërndarë dhe David po udhëton më shumë se sa e kishte parashikuar”, u shpreh burimi.

Gjithsesi, David dhe Victoria do e mbajnë shtëpinë në Los Angeles për shkak se futbollisti anglez ka ende një kontratë me ekipin e Los Angeles Galaxy.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button