Teknologji

Samsung shet më shumë se 5 milion telefona

Kompania jug-koreane Samsung Electronics ka deklaruar se ka shitur më shumë se 5 milion njësi të telefonave të linjës Samsung Galaxy S, prej qershorit të këtij viti, kur këta telefona janë paraqitur në treg.

Në këtë mënyrë, Samsung ka plotësuar mungesën në treg me telefonat e saj të mençur, të cilin aktualisht e dominojnë prodhuesit e njohur si RIM, e cila e prodhon telefonin BlackBerry dhe Apple me iPhone.

Në ndërkohë, Samsung planifikon të shesë edhe 5 milion telefona tjerë të linjës Galaxy S, dhe nëse e arrin këtë objektiv, kjo kompani do të ketë gjithsej 25 milion telefona të mençur të shitur brenda këtij viti.

Kjo do t’i mundësonte Samsung të merr vendin e katërt në tregun e telefonave multimedial, pas kompanisë Nokia, RIM dhe Apple.

Telefonat e mençur të Samsung, përkatësisht linjës Galaxy S shpërndahen nga 100 operator mobil në botë, ndërsa në mesin e partnerëve më të rëndësishëm janë katër operatorët mobil të SHBA-së.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button