LajmeShqiperia

Nxenesit filmojne poshte fundit te mesueses

mesuesjaNje skandal i vertete perfshiu se fundi shkollen e mesme teknike “Harry T.Fultz”, kur imazhe te nxehta te njeres prej mesueseve, moren dhene te shperndara nga nje aparat celular i nje nxenesi te atjeshem.

Imazhet te regjistruara gjate nje ore mesimi, paraqesin gjithcka qe mund te mbulohet nga nje fund i shkurter mesueseje te re, e cila ne momentin kur “regjisori” ka kryer xhirimin, ndodhej me shpine ne banken perbri e perkulur per te shpjeguar dicka.

Nxenesi qe kishte planifikuar gjithcka, duke perfituar nga mosvemendja e mesueses, ka perfituar per te zgjatur aparatin e tij celular poshte fundit te saj, duke xhiruar per disa sekonda ate qe mund te xhirohej.

Ne video degjohen edhe fjalet e mesueses teksa u shpjegon nxenesve mesimin nderkohe qe nuk eshte fare ne dijeni te prapesise qe ata po i punojne pas shpine. Pamjet pastaj jane perhapur me shpejtesi te rrufeshme nepermjet teknologjise eireless duke u shnderruar ne nje teme te perbashket te celulareve te shume prej nxenesve qe mund te sodisnin hiret e mesueses se tyre dhe duke u hakmarre keshtu ndoshta ndaj rreptesise se saj.

Imazhet kane mundur te trafikohen nderkohe edhe jashte mureve te shkolles duke qarkulluar neper celularet e shume njerezve te tjere qe nuk kane ndonje lidhje me shkollen.

Emri i mesueses nuk publikohet por skandali i turpshem qe ka ndodhur ne ambientet e shkolles vlen per te rikthyer edhe nje here ne vemendje nje debat te vjeter qe po mundon prej kohesh shoqerine shqiptare: a investojme sa duhet per edukimin (kujdes: jo arsimimin, por edukimin).

Shkolla te mbingarkuara, klasa ku dynden me dhjetera nxenes ne masa te tilla qe askush nuk mund t’i kontrolloje e lere me t’u percoje ndonje dije. Ndergjegjja se po shkohet ne shkolle per qejf dhe jo per te mesuar.

Kjo filozofi vrastare e nje brezi qe po rritet e lene pa pike kujdesi, por qe ka ne dore fjalen me te fundit te teknologjise dixhitale, do te furnizoje edhe per shume kohe faqet e shtypit skandalistik me lende te pare te fresket.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button