Teknologji

Si të mësoni se jua përgjojnë telefonin

Teknologjia moderne ua ka lehtësuar të gjithëve, edhe atë jo vetëm spiunëve dhe agjencive sekrete shtetërore, që të dëgjojnë komunikimet tuaja private. Fatmirësisht ka mënyra për të zbuluar nëse ju përcjellin.

Kontrolloni se sa gjatë mban bateria e telefonit tuaj. Bateria e telefonit celular përdoret në rastet e dërgimit të SMS-ve apo informatave me zë, ose gjatë aktivizimit të mikrofonit pa kabllo. Nëse qëndrueshmëria e baterisë zvogëlohet në mënyrë drastike sesa në rastet e zakonshme, madje edhe pas vendosjes së baterisë së re, telefoni juaj me gjasë përgjohet.

Kontrollojeni temperaturën e telefonit tuaj celular. Bateria bëhet e nxehtë kur përdoret, ndërsa nëse ju nuk e keni përdorur telefonin celular dhe bateria është e nxehtë, atëherë kjo lë të kuptohet se telefoni po shfrytëzohet pa njohurinë tuaj.

Përcilleni ‘sjelljen’ e çuditshme të telefonit. Nëse celulari juaj fillon befasisht të ndalet dhe lëshohet vetvetiu ose ju nuk mund ta ndalni, atëherë mund të ndodhë që dikush tjetër shërbehet me telefonin tuaj.

Kushtoni rëndësi mesazheve të koduara. Nëse merrni një mesazh tekstual në formë kodi me shifra dhe simbole në vend të fjalëve, ky mund të jetë tregues i tentimit të transmetimit të të dhënave nga personi i tretë.

Dëgjoni zërat në prapavijë kur jeni duke biseduar. Jehona ose ‘klikët’ mund të shkaktohen nga pengesat në transmetimin e të dhënave, sinjaleve ose zërit, por shkaktar mund të jetë edhe pajisja të cilën një i tretë e përdor për përgjimin e telefonit tuaj celular.

Kushtoni vëmendje gjendjes së kredive. Nëse vëreni se keni shpenzuar diçka shtesë, ndërsa ju nuk e keni shfrytëzuar, atëherë me gjase dikush tjetër e shfrytëzon telefonin tuaj.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close