Teknologji

Sony SmartWatch2 arrin në Evropë

SmartWatch2Sony SmartWatch2 tani është në dispozicion në disa vende të Bashkimit Evropian, që përfshijnë edhe Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Spanjën, ndërsa ora e mençur mobile e Sony do të përmbajë mbështjellësin e metaltë.

Sony gjithashtu ka lëshuar edhe një aplikacion të dedikuar për SmartWatch2, i cili tani është në dispozicion në Google Play Store, mirëpo ju duhet ta instaloni edhe Smart Connect për ta përdorur aplikacionin.

Sony SmartWatch2 posedon ekranin me diagonalen prej 1.6 inç me rezolucion prej 220 x 176 pikselëve, ndërsa SmartWatch2 është i dizajnuar që të jetë rezistent ndaj ujit dhe sipas standardeve të IP57.

Specifikat tjera të Sony SmartWatch2 përfshijnë NFC-në, që do të thotë se telefoni i mençur mund të çiftëzohet me telefonat që mbështesin NFC-në, që përfshijnë edhe pajisjet e fundit mobile të Sony në Android. Çmimet e Sony SmartWatch2 fillojnë prej 149.99 funtave.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close