LajmeMaqedonia

Shqiptarët drejtojnë 1 përqind të policisë dhe ushtrisë

Përfaqësimi vertikal i shqiptarëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Ministrinë e Mbrojtjes (MM) është skandaloz. Në stafin udhëheqës të këtyre dy ministrive figuron vetëm nga një emër shqiptari.

Në MPB, vetëm zëvendës ministri është shqiptar, ndërsa ministri, sekretari shtetëror, drejtorët e dy drejtorive kryesore, udhëheqësit e katër sektorëve dhe njësive janë maqedonas. Asnjëra prej Drejtorive, as ajo e Drejtorisë për Siguri Publike dhe as ajo për Zbulim dhe Kundërzbulim nuk udhëhiqen nga shqiptarë.

Po ashtu udhëheqësi i sektorit për informim, i sektorit për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale, i sektorit për çështje juridike dhe menaxhim me resurset njerëzore dhe i sektorit për marrëdhënie ndërkombëtare janë maqedonas. Edhe udhëheqësit e të gjitha njësive janë maqedonas.

Edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, situate është e ngjashme, ose edhe më e keqe. As ministri, as zëvendës ministri, as sekretari shtetëror, as shefi i Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) nuk janë shqiptar. Vetëm zëvendësi i shefit të shtatmadhorisë së ARM-së është shqiptarë. Këshilltarët e shefit të shtabit janë maqedonas, po ashtu edhe drejtori i këtij institucioni është maqedonas. Emër shqiptari nuk figuron as në udhëheqjen e ndonjërit të sektorëve të kësaj ministrie.

Përqindja e shqiptarëve në polici dhe ushtri nuk është shumë e ulët, por punësimi i tyre është në shkallën horizontale. Në instancat e ulëta të këtyre institucioneve ka mbi 15 për qind shqiptarë, ndërsa në pjesën udhëheqëse nga një për qind shqiptar.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button