KosovaLajmeMaqedonia

Arrestohet hendbollisti kosovar Arben Muqolli

Para disa ditëve në Maqedoni me kërkesë të Interpolit të Zvicrës është arrestuar hendbollisti i njohur kosovar Arben Muqolli.

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së punëve të brendshme të Maqedonisë (MPB), Borçe Peshevski. “Është e vërtetë se Muqolli është arrestuar nga autoritet policore të Maqedonisë. Atij i është shqiptuar paraburgimin prej 40 ditësh. Muqolli është arrestuar me kërkesë të Interpolit të Zvicrës të cilët kanë pohuar se ai kishte ikur nga burgu i Zvicrës”, tha Peshevski.
Ndërkohë, në Ministrinë e Drejtësisë nuk dhanë ndonjë informacion nëse nga Zvicra ka ardhur ndonjë kërkesë për ekstradimin e hendbollistit kosovar në shtetin zviceran. Mirëpo, me siguri se kjo pritet të ndodh pasi vet Zvicra kishte kërkuar nga Maqedonia të arrestoj Muqollin.
Arben Muqolli është hendbollisti më i mirë i Kosovës në dekadën e fundit, ndërsa gjatë këtij sezoni ka luajtur për ekipin e Besa Famiglia nga Peja. Ky është sezoni i tij i 25-të që merret me sportin e hendbollit

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button