LajmeMaqedonia

Shkup, sulmohen fizikisht tre nxënës shqiptarë

Të martën mbrëma rreth orës 19 ka ndodhur një përleshje mes nxënësve të shkollës së mesme, në rrugën Butelska në Shkup.
Media njofton se shtatë deri në dhjetë djem të panjohur kanë sulmuar fizikisht A.D. (14), S.Z. (15) dhe R.I. (14), nxënës shqiptarë në shkollën e mesme “Cvetan Dimov” dhe banorë në fshatin Luboten.

Sulmuesit kanë filluar t’i rrahin tre djemtë me grushte dhe shkelma në gjithë trupin, duke u shkaktuar lëndime të dukshme, ënjtje dhe skuqje.

Sipas deklaratave të të sulmuarve, sulmi fizik ka ndodhur pa asnjë arsye apo shkak. Stacioni Policor-Çair po merr masat për të gjetur autorët e krimit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button