Sport

Almeria 0-8 Barcelona

Barcelona ka djegur, copëtuar, shkatërruar, demoluar, dërrmuar dhe deklasuar skuadrën pa kurrfarë klasi Almerian dhe atë me rezultat të jashtëzakonshëm prej 8-0.
Ashtu siç ishte pritur ashtu dhe ndodhi! Almeria nuk shkaktoi kurrfarë problemi për Barcelonën, e cila arriti që të barazonte rekordin për fitoren më të lartë si mysafir të mbajtur nga vet ajo, i cili daton nga viti 1959 me demolimin e Las Palmas.
Listën e gjatë të realizatorëve e hap kush tjetër pos futbollistit më të mirë në botë, Lionel Messi, i cili hapi manifestimin e golave në Estadio de los Juegos Mediterraneos (17’). Vetëm dy minuta më vonë Andres Iniesta e përfundoi ndeshjen kur realizoi për 2-0.
Almerias në këto momente iu desh vetëm një autgol i Santiago Acasietes (27’), për të predispozuar disfatën e lartë. Pedro (35’) dhe përsëri Messi (37’) e detyruan Barcelonën të shkojë në pushim pranë rezultatit 5-0.
Me të filluar pjesa e dytë në lojë inkuadrohet Bojan Krkic, i cili i uritur për t’u dëshmuar shënoi dy gola. Fillimisht në minutën e 62-të për 6-0. Vetëm pesë minuta më vonë Lionel Messi (67’) shënoi golin e tretë personal në këtë takim për të tejkaluar kështu Cristiano Ronaldon në listën e golashënuesve më të mirë.
Rezultatin përfundimtar 8-0 për Barcelonën e vuri Bojan Krkic (73’), me golin e tij të dytë në këtë demolim.
Me këtë fitore Barcelona hyn në top formë dhe më shumë se kurrë e përgatitur në ‘el Classicon’ e 29 nëntorit, i cili zhvillohet në Camp Nou. Barcelona momentalisht është lidere në La Liga me 31 pikë, por lideri i deritanishëm Real Madrid është duke e zhvilluar ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button