VIP

Jennifer Lopez mahnit me linjat trupore në një pozë me bikini

Ndonëse ka kaluar të 50-tët, këngëtarja dhe aktorja e famshme ndërkombëtare, Jennifer Lopez, ka befasuar fansat me postimin e fundit.

Krijuesja e “Waiting For Tonight” ka publikuar një pozë atraktive në Instagram derisa shfaqet me bikini rozë duke shijuar një ditë plazhi.

“Ndihem e artë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotografisë që e ndau të martën në Instagram.

Ajo shtoi: “Duke shijuar momentet e fundit të verës”.

Bukuroshja, e cila nuk njeh moshë, mori komplimente të shumta për fizikun joshës dhe të mrekullueshëm.

“Nëse nuk dukem kështu në moshën 51 vjeçare, më hidhni poshtë”, shkroi një fans. “51, ku janë”, shtoi një tjetër.

Një fans i referohej yllit të “Hustlers” si një “perëndeshë plazhi”, duke shtuar, “Ajo rërë tani është bekuar”.

“Ai trup”, vazhdoi ndjekësi tjetër. “Ju jeni aq e bukur”.

Jennifer Lopez (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Lopez mbushi 51 vite në korrik dhe e festoi këtë ditëlindje e rrethuar nga familja.

Aktorja po ashtu këtë vit festoi edhe përvjetorin e filmit “Hustlers”, i cili ishte ndër më të komentuarit në 2019.

E njëjta momentalisht po shijon edhe lidhjen me Alex Rodriguez dhe dyshja po kalojnë kohë të mirë së bashku me fëmijët e tyre. /Telegrafi/

Jennifer Lopez (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button