Teknologji

Televizorët e Apple vijnë më 2013?

Sipas thashethemeve të reja në lidhje me supozimet për televizorët nga Apple e të cilat i transmeton Business Insider, pajisjet janë në zhvillim, por ato sipas të gjitha gjasave nuk do të arrijnë para vitit të ardhshëm.

Këto thashetheme vazhdojnë me informatat se Foxconn, partneri shumëvjeçar i Apple në prodhimin e shumicës së pajisjeve të kompanisë, vendosi të investoj në Sharp electronics, me çka u shtuan thashethemet se televizori i Apple është në zhvillim e sipër. Sipas Business Insider, Sharp do të prodhoj panelet për televizorët e Apple.

Në fillim të vitit supozohej se Apple po zhvillon televizor me diagonale prej 50 inç, e kah fundi i janarit qarkullonin thashetheme se qysh tani Apple është në bisedime me furnizuesit e komponentëve për televizorë.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close