Teknologji

Turqia prezanton robotin e parë njeri

Ankara – Prezantohet roboti i parë njeri në Turqi. Ekipi i udhëhequr nga Doç.Dr.Kemalettin Erbatur, pedagog në degën e inxhinierisë dhe shkencave natyrore në Universitetin Sabanci, prezantoi robotin e quajtur “SURALP”.

Në fjalën e mbajtur në takimin e organizuar në Tuzla për prezantimin e robotit  Doç. Dr. Erbatur pohoi se robotë të tillë janë projektuar për t’u ardhur në ndihmë njerëzve dhe mjedisit ku ato jetojnë.

Erbatur theksoi se punimet për projektimin e robotit kanë filluar që në vitin 2002 dhe kanë zgjatur afërsisht pesë vjet. Duke shpjeguar se me anë të kamerave në kokë roboti mund të zbulojë mjedisin ndërsa me anë të duarve mund të kapë objektet, Doç. Dr. Erbatur theksoi se janë harxhuar rreth 1 milion dollarë për robotin e quajtur “SURALP”. Mësohet se roboti është 164 cm i gjatë dhe 114 kg i rëndë.

Gjatë prezantimit roboti “SURALP” mori një kuti lëngu frutash nga tavolina dhe ia dha njërit prej pjesëtarëve të ekipit. Më pas, kutinë e hodhi në koshin e plehrave. Përveç kësaj, Roboti kërceu për të pranishmit. Pyetjeve “A u zbavite?” dhe “A u lodhe nga kërcimi?”, të Doç. Dr. Erbatur, roboti iu përgjigj duke lëvizur kokën./Aisa Kokici

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button