Teknologji

Versioni i ri i Apple Maps huton përdoruesit

Sistemi i ri i Apple iOS 6, ka futur një version të ri të Maps, aplikaicon ky i cili deri tani në iPhone dhe pajisjet tjera iOS ka qenë i njejti me Google Maps.

 Tani, Apple e ka zëvendësuar atë me versionin e saj të Maps, të mërkurën, ditën kur iOS 6 u lëshua për përdorim. Një numër i përdoruesve të iOS 6 kanë kritikuar aplikacionin e ri për shkak të mungesës së disa tipareve dhe problemeve shtesë.
Apple ka lëshuar një deklaratë rreth kësaj çështje: “Kemi lansuar këtë shërbim duke e ditur se është një iniciatvë shumë e madhe dhe ne sapo kemi filuar me të. Sa më shumë që njerëzit do ta përdorin aplikacionin, aq më shumë do të përmirësohët. Ne jemi falemnderues ndaj kritikave të konsumatorëve dhe jemi duke punuar shumë që të përmirësojmë edhe më shumë, eksperiencën e konsumatorëve tanë në aplikacion.” – ka thënë zyrtari për media i Apple.

Sipas AllThingsD, dizajnuesit e Maps të iOS6 janë përkohësisht të mbyllur duke zgjidhur problemet kryesore me aplikacionin.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button