Teknologji

Volkswagen vjen me model te ri

Prodhuesi gjerman i automjeteve Volkswagen ka zbuluar pamjen e versionit të rifreskuar të kupesë së vet kabriolet Eos.

Modeli i rifreskuar Eos i cili do të paraqitet zyrtarisht gjatë muajit të ardhshëm në panairin e automjeteve në Los Angeles para fillimit të shitjes në tregun evropian në janar të vitit 2011, është i fundit në vargun e modeleve të VW-së i cili është përpunuar në stil të Golfit legjendar.

Kjo nënkupton se Eos është bërë me pjesë të përparme të ridizajnuar përfshirë edhe dritat e përparme të cilat kanë drita ditore LED, maskë të re të përparme të kromuar, thithës më të ulët dhe më të gjerë të ajrit, si dhe drita të reja të mjegullës.

Ndryshimet në pjesën e pasme po ashtu janë të inspiruara me pamjen e modelit Golf, të cilat shprehen me dizajnin e ri të dritave të pasme dhe mbrojtësit të pasmë.

Brendësia e Eos po ashtu ka përjetuar ndryshime më të vogla. Kualiteti i disa materialeve për përpunim të brendësisë është përmirësuar, e si opsion është ofruar edhe enterieri me lëkurë. Eos po ashtu ka edhe timon e tabelë të re instrumentesh. Me kulmin e fortë i cili hapet mund të manipulohet me tele-pilotin pa tela.

Sa u përket motorëve, blerësit në Evropë do të kanë në dispozicion motorin 2.0-litërsh TDI me 135 kuaj fuqi të çiftëzuar me marshin manual DSG, si dhe motorët me benzinë, 1.4-litërshin TSI me 118 KF e 155 KF, si dhe 2.0-litërshin TSI me 204 KF. Të tre motorët me benzinë do të çiftëzohen me marshin mekanik prej gjashtë shpejtësish, derisa marshi DSG do t’i dedikohet versionit më të fuqishëm.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close