BotaLajme

Eksperti rus: Lufta SHBA-Iran është e afërt

Një luftë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit ka shumë gjasa që të fillojë shumë shpejt, vlerësoi ish-kreu i Shërbimeve Sekrete Ruse.

Në një intervistë për Agjensinë e Lajmeve “Interfax”, Nikolai Patrushev, u shpreh se: “Uashingtoni është i vendosur që të ndërrojë me çdo kusht regjimin në Iran dhe pasi ka dështuar në të gjitha mënyrat e tjera, tashmë i mbetet përballë vetëm mundësia e një konflikti të armatosur”.

Sipas tij, “ka shumë gjasa që situata e tensionuar të përshkallëzohet në një ndërhyrje ushtarake që gjatë vitit 2012. Në favor të kësaj alternative ndikon edhe presioni i Izraelit ndaj amerikanëve”.

Patrushev, u shpreh gjithashtu i sigurt se në Pentagon ekziston tashmë një plan i detajuar se si do të realizohet ndërhyrja në Iran. “Pa dyshim që CIA ka dhënë kontributin e saj dhe amerikanët kanë gati një plan për ndërhyrjen dhe një preventiv për të gjithë kostot e mundshme të luftës”, u shpreh Patrushev.

Ai shtoi se zgjidhja ideale për amerikanët dhe izraelitët do të ishte një goditje blitz mbi centralet bërthamore, siç ka ndodhur më parë në Irak, por një mundësi e tillë është shmangur prej Iranit, që i ka ndërtuar reaktorët thellë nën tokë. Për këtë arsye, e vetmja mënyrë për t’i shkatërruar ato është pushtimi ushtarak i vendit me 75 milion banorë, të konsideruar një superfuqi ushtarake në rajon.

Më parë gjatë javës, një shkencëtar bërthamor u vra në një atentat të sofistikuar në qendër të Teheranit, ngjarje për të cilat autoritetet e vendit të madh aziatik fajësuan agjenturën amerikane dhe izraelite.

Megjithatë, Uashingtoni, i cili nuk e ka përjashtuar ndonjëherë mundësinë e ndërhyrjes në Iran, e deklaroi veten tërësisht të huaj me ngjarjen.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button