KosovaKronika e ZezeLajme

Vrau shoferin që kishte lidhje intime me bashkëshorten dhe shantazhoi ish-gruan, shpallet në kërkim Dërfim Kurti

Pas denoncimit të ish-gruas së tij, e cila pretendon se është shantazhuar nga ish-bashkëshorti, policia ka shpallur në kërkim këtë të fundit.

News 24 raporton se i shpalluri në kërkim është Defrim Kurti, një emër ky jo i panjohur për policinë e kryeqytetit.

Dëfrim Kurti ishte lënë në “arrest shtëpie”, masë sigurie e dhënë pas vrasjes së Arben Gjeçit, po e njëjta masë ishte dhënë edhe për ish-gruan e tij, Elida Cani.

Kjo e fundit kishte vendosur që të rrinte në “arrest shtëpie” tek prindërit e saj, pasi ishte ndarë nga Dëfrimi menjëherë pas ngjarjes së rëndë ku u përfshi edhe i vëllai, Esat Cani.

Arben Gjeçi u godit me shufër hekuri nga Esat Cani, duke u plagosur për vdekje, ndërsa Elida Cani dhe Dëfrim Kurti, me veprimet e tyre penguan zbardhjen e ngjarjes.

Dëfrim Kurti, kishte larguar trupin e viktimës nga toka e tij, duke i kërkuar ndihmë të afërmve, të cilëve nuk i kishte treguar të gjithë situatën.

Trupi i 35-vjeçarit është endur për disa minuta sa në një vend në tjetrin, ndërsa në fund, një kushëri i Kurtit e ka futur në banesë, ku e kanë mbajtur ngrohtë derisa të vinte i vëllai i Gjeçit, i cili e ka marrë dhe transportuar për në spital.Edhe vetë 20-vjeçarja, në dëshminë e dhënë, ka pranuar lidhjen me viktimën, ndërsa ka treguar për takimin e pasdites së 24 janarit.

“Kam dëgjuar zhurmë goditje”, ka thënë ajo, ndërsa ka shpjeguar për hetuesit se nuk e kishte parë personin që qëlloi. Në momentin që ka shkuar të shikonte, ishte vetëm trupi i gjakosur i Arben Gjeçit, i cili, sipas saj, përpëlitej dhe nuk thoshte asnjë fjalë.

Si u largua trupi i viktimës nga vendi i ngjarjes

Sipas Prokurorisë, i pandehuri Dëfrim Kurti, i cili akuzohet për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, ka larguar trupin e Gjeçit nga vendi ku është goditur dhe ka njoftuar se e ka gjetur në rrugë të plagosur. “Shtetasi Dëfrim Kurti e ka transportuar viktimën larg shtëpisë dhe ka marrë në telefon shtetasin I.K., duke i thënë se ka gjetur dikë të shtrirë në rrugë që lëshon zhurma dhe ka frikë t’i afrohet.

Shtetasi I.K. ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka thirrur të vëllain të shkonte atje, pasi ishte lajmëruar nga Dëfrimi se ka gjetur një person të plagosur dhe se ai ishte shtetasi Arben Gjeçi, i cili ishte fshatar i tyre dhe njëkohësisht shofer i linjës së furgonave të zonës. Pasi janë takuar të tre, kanë shkuar matanë përroit dhe kanë parë të shtrirë shtetasin Arben Gjeçi, i cili rënkonte, por nuk fliste”, shkruhet në dosjen e Prokurorisë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button