Teknologji

5 mënyra sesi Facebook e ka ndryshuar botën

Ndërsa sot po festojmë njëzet vjetorin e internetit, dhe faqet si “90-tat pa internet” janë shumë të famshme, a e keni menduar ndonjëherë se si do të ishte e sotmja, nëse nuk do ta kishim një rrjeti social si Facebook?

Më poshtë janë pesë mënyra, me të cilat Facebook dhe rrjetet tjera sociale kanë ndikuar që jeta jonë të jetë më e mirë, falë mundësisë që këto media na ofrojnë.

1.Një pjesë e madhe e suksesit të fushatës presidenciale të Presidentit të SHBA’ve, Barack Obama në vitin 2008 i atribuohet rrjetit social Facebook. Pa këtë sukses, fushata presidenciale por edhe zgjedhjet amerikane me siguri se do të kishin një përfundim krejt tjetër.

2.Nëse nuk do të kishim Facebook, shumë revolucione (duke përfshirë ato në Lindjen e Mesme) mbase nuk do të kishin ndodhur.

3.Sot, Facebook është shndërruar në një burim i fortë i informacionit dhe dëshmive për tradhtinë martesore, e cila ka çuar në shkurorëzime të shumta.

4.Pa rrjetet sociale, duke përfshirë edhe Facebook’un, nuk do të mblidheshin kaq shumë para për ndihmë morale dhe financiare ndaj viktimave të tërmeteve në Japoni, më herët gjatë këtij viti. Mirëpo, këto nuk janë kauzat e vetme për të cilat ne kemi kontribuuar dhe për të cilat kemi shpenzuar paratë dhe kohën tonë.

5.Kohëve të fundit, ne jemi në kontakt me të gjithë në Facebook, madje edhe me ata që nuk i kemi miq të afërt. Për më shumë, ne sot dimë më shumë për njerëzit, ende pa thënë ata asgjë për vete.
Të nderuar lexues, çka mendoni ju? Si ka ndikuar Facebook, që jeta juaj të jetë më e mirë, dhe më e lehtë, në çfarëdo aspekti?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button