VIP

Denada Muça, ylli shqiptar në Spanjë

Denada Muça ka arritur suksese  të mëdha në Spanjë në modelizëm duke u bërë e famshme në këtë art. Para së gjithash  edhe studion në Fakultetin e Aktrimit në Barcelonë. Tani ka pushtuar Revistat më të mëdha spanjolle me sukseset dhe fotot e saj.

1.Cilat janë sukseset tuaja më të mëdha deri më tani?

Suksesi më i madh është fakti që jam pjesë e një agjensie shumë të mirë dhe që jam në një shkoll prestigjoze spanjolle. Jam imazhi i kopertinës së një libri spanjoll prej një viti sukses në tregun spanjoll. Tashmë ky liber po përkthehet në 4 gjuhë në versionin japonisht, gjermanisht, frengjisht dhe anglisht.

2.Çka mendon Denada per Modelizmin si Modele?

Ështe një rrugë e vështir por e bukur. Modelingu nuk është një rrugë  e gjatë.

3.Sa jeni e kënaqur me punën tuaj rreth studimeve të aktrimit në Spanjë?

Jam jashtzakonisht shumë e kënaqur. Profesorët janë aktorë të mirfilltë spanjollë. Më ka dhënë mësim vetëm njëherë aktori Antonio Banderas, sepse çdo muaj bëjmë 2 orë mësim me aktorë të rëndësishëm spanjoll.

4.Cilat ishin shtytjet e para për Modelizem  dhe  çfarë respekti kanë Spanjollët për ju si Modele e famshme tashmë?

Kan qen të mira perderi sa kam arritur deri ktu…

5.Cili do të ishte suksesi te cilin do të donit ta arrinit në karier?

Për sa i përket modelingut nuk kam ndonjë synim kryesor. Por synoj kinemanë spanjollle.

6.Si e ndieni veten  në mesin e shoqërisë Spanjolle?

Ndihem shumë mirë në shoqërinë time spanjolle, janë shum ndryshe nga Shqiptarët.

7.Jeni edhe në kopertinin e një libri me sukses, çfarë konkretisht ka të bëjë fjalë në këtë libër?

Ai është një libër mjeksor i disa aparateve bocale eshte i tipit ortodoncia. Shkrimtari është një nga më të mirfilltë në shtetin spanjoll ku ai në atë libër flet për aparaturat që ai i prodhon, për estetiken spanjolle dhe për dentistet.

8. Çka presim prej  Denadës në të ardhmen ndonjë risi në Modelizëm, Këngë apo Aktrim?

Jam në bisedime e siper për sa i perket modelingut kurse këngen do e publikoj nga vera. Për aktrimin surpriz më mirë.

9. Me siguri se çdo aktor në botë ëndërron Holivudin , po ju do të luanit në ndonjë film po të bëhej ndonjë ftesë?

Po, do ta pranoja me dëshirën më të madhe.

10. Kujt ja keni dedikuar sukseset tuaja?

Në rradhë të parë vetes dhe sigurishtë mamit tim që e dua shuumë.

11.Prej nga vjen frymzimi juaj për sukseset tuaja?

Nga vetvetja dhe nga personat që më mbeshtesin nga shumë gjera që më rrethojnë.

12.Cila është deshira e radhës për ju, apo ndonjë porosi për fansat tuaj?

Dua tju them që së shpejti Denadën do ta shihni në shumë gjëra të reja dhe më fuqishëm seç keni parë deri tani.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button