Teknologji

“Telenori”, në Kosovë vetëm përmes procedurave

telenorAnëtari i Bordit i Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP), Besnik Berisha i ka thënë Telegrafit se është çështje javësh kur operatorëve telefonikë në Kosovë do t’u mundësohet përdorimi i gjeneratës së avancuar 3G.Kurse lidhur me “Telenorin” serb ka thënë se ky operator nuk do të operojë në tregun kosovar, pa i përfillur procedurat e ofertimit për të hyrë në garë.

Berisha ka sqaruar se brenda ARKEP-it është formuar një grup punues i cili do t’i analizojë çështjet teknike, ekonomike, implikimet financiare dhe do t’i bëjë ndryshimet legale – ndryshimet në licencë- që operatorëve ekzistues, sipas tij, t’u krijohet mundësia që frekuencat, të cilat aktualisht i përdorin, t’i përdorin edhe për gjeneratën 3G.

“ARKEP-i ka vepruar mbi parimin e neutralitetit teknologjik, duke i vendosur kështu kriteret teknike të cilat e mundësojnë bashkë ekzistimin e teknologjive të ndryshme. ARKEP-i nuk i ka obliguar operatorët që të transmetojnë me gjeneratën 3G ose 4G. Ne iu kemi lejuar që t’i përdorin frekuencat që i kanë momentalisht në shfrytëzim për cilëndo gjeneratë”, tha Berisha për Telegrafin.

Ai ka theksuar se operatorët telefonikë vet do të vendosin se me cilën gjeneratë do të shkojnë, duke u bazuar në kërkesat të cilat i marrin ata nga konsumatorët.

Berisha ka sqaruar se teknologjia e gjeneratës 4G është më e kushtueshme sesa teknologjia e gjeneratës 3G, mirëpo operatorët, sipas tij, janë të lirë që të zgjedhin në mes këtyre dy gjeneratave. Ai ka shtuar se ARKEP-i është në përgatitje të vendimeve që do tu mundësojnë operatorëve për të kaluar në gjeneratën 3G, 4G ose në cilëndo gjeneratë që ata dëshirojnë.

“Të dy operatorëve do të ju krijohet mundësia për të kaluar në gjeneratat e ardhshme. Çmimi për shfrytëzimin e gjeneratave të ardhshme nga operatorët që veprojnë në Kosovë, do të jetë i arsyeshëm”, shprehet Berisha.

Ai ka folur edhe për futjen në tregun kosovar të një operatori të telefonisë mobile, duke sqaruar se në përgjithësi në shumicën e vendeve është treguar se konstalacioni më i mirë dhe më i favorshëm është operimi i tre operatorëve.
Sipas tij, tregu i telefonisë mobile në Kosovë është mjaft komeptitiv që do të thotë se çmimet janë prej më të lirave në rajon dhe në Evropë.

Ai ka komentuar edhe çështjen e operatorit serb “Telenor”, i cili nuk do të operojë në tregun kosovar dhe se kjo sipas tij, ka qenë vetëm kërkesë e palës serbe në bisedimet e zhvilluara në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë – Beograd.

“Operatorët e telefonisë mobile mund të hyjnë në tregun kosovar vetëm duke iu nënshtruar procedurave. Nëse tregohet se ata janë ofertues të mirë, atëherë janë të mirëseardhur, ndryshe çdo mënyrë tjetër është e papranueshme”, ka deklaruar Berisha.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button