Teknologji

A5 për iPhone prodhohet nga Samsung

Përkundër padive të shumta të ndërsjella procesorin A5 të Apple i cili po përdoret në iPhone 4S sipas pohimeve e prodhon askush tjetër pos Samsung.
Në të vërtetë, sipas një shkrimi në Cnet, kompania Chipworks, e specializuar për inxhinierinë reversibile dhe analizën e shkeljeve eventuale të patentave në çipat e silicit, ka konfirmuar se procesori A5 është i prodhuar nga ana e Samsungut. Procesori A5 i përdorur në iPhone është procesor dybërthamësh 45-nanometërsh i cili praktikisht është i njëjtë me atë të përdorur në iPad.

Pas padive të ndërsjella në mes Samsung dhe Apple spekulohej se Taiwan Semiconductor Manufacturing Company (TSMC) do të mund të merrte përsipër prodhimin e procesorëve për Apple. Por analistët tërheqin vërejtjen se bartja e prodhimit të çipave kaq kompleks nga silici bart një potencial të madh të riskut. Për shkak të kësaj qysh tani janë paraqitur raportet në të cilat thuhet se edhe procesori i ardhshëm A6 i Apple do të prodhohet nga Samsung.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close