Aksion policor në Kumanovë, arrestohen tre persona

75

Sot pasdite ka ndodhur një aksion policorë në Kumanovë me çrastë janë arrestuar tre persona.

kumanov

Bëhet fjalë për vëllezërit Rexhepi, njëri prej tyre gjegjësisht Rexhep Rexhepi është veteran i tre luftërave asaj të UÇPMB-së, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe UÇK-së. Rexhepi është edhe invalid i luftës. Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy vëllezërit e tij, Shefket Rexhepi dhe një tjetër i cili është inspektor i policisë.
Familjarët e të arrestuarve thonë për Alsat-M, se gjatë bastisjes policia nuk ka gjetur asgjë në shtëpinë e të arrestuarve.

Aksionin e kanë konfirmuar edhe nga MPB-ja, mirëpo informata më të hollësishme kanë paralajmëruar gjatë ditës së nesërme.

Comments are closed.