VIP

Alesia Bami lë pa fjalë fansat me fotot e fundit

Alesia Bami është një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Çdo deklaratë që bën në rrjetet sociale apo televizion, menjëherë merr vëmendjen e të gjithëve.

Por jo vetëm kaq, ajo është edhe mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, ku herë pas here ndan me ndjekësit poza shumë “hot” ashtu siç vetëm ajo di.

Por pak ditë më parë, Alesia ka postuar një fotografi paksa ndryshe nga herët e tjera. Teksa jemi mësuar që ta shohim në ekran apo në imazhet e publikuara në “Instagram” të kuruar në çdo detaj, kësaj radhe ajo është shfaqur pa pikë makijazhi në fytyrë.

Image

Në foton në fjalë, moderatorja shfaqet teksa lahet në det dhe ka vendosur që ta postojë në “Instagram” pa e ndryshuar fare, pasi nuk ka nevojë as për filtra.

Edhe pse pa make-up apo ndonjë filtër, Alesia duket po e bukur. Madje ajo ka marrë shumë komplimente nga fansat e saj, të cilët i shkruajnë se ngjan yll edhe kështu pa grim në fytyrë.

Image
Image

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button