LajmeMaqedonia

Japupi paralajmëron projekte të mëdha ekologjike vitin e ardhshëm

Viti i ardhshëm 2011 do të jetë vit ekologjik kur në terren do të shihen projekte konkrete, paralajmëroi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë, Nexhati Jakupi.

Në vitin 2011 do të përfundojë ndërtimi i stacioneve për pastrimin e ujit në Vollkovë dhe në Saraj, ndërsa do të shpallen edhe tenderë për stacione për pastrimin e ujit në Prilep dhe në Gjevgjeli.

“Për Shkupin, stacioni për pastrimin e ujit është projekti më i shtrenjtë i cili do të kushtojë rreth 100 milionë euro. Nevojiten mjete jo vetëm nga buxheti, por edhe nga burime të tjera, e pse jo edhe partneritet privat publik”, tha Jakupi në intervistën për mediet.

Ai paralajmëroi se për vitin 2011 është planifikuar edhe ndërtimi i Kaskadave në lumin Vardar, me të cilat do të mbahet nivel i njëjtë i lumit, përkatësisht do të ketë regjim të kontrolluar të nivelit të ujit me mure ndarëse prej gome.

Ai theksoi se Ministria është e gatshme për ndërmarrjen e sektorit të ujit nga ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Paralajmëron se prej vitit të ardhshëm do të fillojnë edhe procedurat formale për projektet me mullinjtë e erës për çka Qeveria ka pasur projekt konkret dhe do të marrë hua për kreditim, ndërsa ELEM-i si kapacitet më i madh energjetik me kapital shtetëror do të mund të ndërtojë mulli të erës në Bogdancë dhe në lokacione të tjera ku në pajtim me studimet ka kushte për të.

Jakupi shfaqi shpresë se vitin e ardhshëm me sukses do të përfundojë procesi i dhënies me qira të deponive rajonale nën koncesion. Kjo, sipas tij, e tregon interesin e madh për deponitë në Strumicë dhe Rusino për të cilat kanë konkurruar nga pesë kompani të mëdha evropiane.

Për Ligjin për pajisje elektrike dhe elektronike me të cilën rregullohet mënyra dhe tretmani për deponim të baterive dhe akumulatorëve, informon se prodhuesit apo ata që importojnë pajisje të tilla do të vendosin enë në marketet dhe atje ku shiten për hedhjen e tyre. Blerësit e mëdhenj, përkatësisht reciklatorët ndërmarrin masa të ndryshme, fushata dhe motivime për kthimin e prodhimeve për reciklim.

Ministri Jakupi theksoi se efektet nga pagesa e kompensimit për keset plastike janë të mëdha dhe se përdorimi është zvogëluar pothuajse për 40 për qind.

“Mijëra tonë kese ka gjithnjë e më pak rreth nesh, nëse do të kemi sukses të provokojmë dhe ta zgjojmë kureshtjen tek qytetarët me çka do të duhet të paguajnë kur do të kërkojnë kese”, thotë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button