VIP

Angela Martini publikon imazhe në momente intime me bashkëshortin

Modelja e njohur, Angela Martini, është një ndër emrat më të ndjekur në rrjete sociale. Ajo tërheq vazhdimisht vëmendjen me pozat e nxehta e videot seksi në rrjete sociale.

Bukuroshja shkodrane është duke shijuar dimrin dhe fundvitin në maksimum së bashku me bashkëshortin e saj, Dragos Savulescu, teksa është shumë aktive edhe në Instagram.

Së fundmi, Angela ka gjetur pak kohë për të realizuar sfidën virale të Instagramit, “Show me a picture of” dhe nuk është befasi se pjesa më e madhe e fotografive lidhen me bashkëshortin e saj.

(Foto: Screenshot/Instagram/angela_martini)

Ndër të tjera, një fanse i ka kërkuar të postojë fotografi ose video duke u puthur me bashkëshortin e saj dhe modelja ka publikuar këtë.

Po ashtu, ka ndarë një tjetër video romantike me partnerin ku shihen në një darkë – transmeton Top Channel.

(Foto: Screenshot/Instagram/angela_martini)

Rreth pesë muaj më parë mediat u pushtuan nga lajmet se modelja është në pritje të fëmijës, nisur nga një fotografi. Por, në fund rezultuan vetëm thashetheme.

(Foto: Instagram/angela_martini)

Martini dhe Savulescu u kurorëzuan me martesë në dhjetor të vitit 2017, në një ceremoni tepër private ku i thanë ‘PO’ njëri-tjetrit të veshur të dy me të zeza.

(Foto: Screenshot/Instagram/angela_martini)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button