VIP

Anxhela Martini, nuk ndalet së provokuari

Modelja shqiptare, Anxhela Martini, pas skandalit të javës së kaluar, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet.

Pas skandalit mbi tepihun e kuq në Nju Jork, në CDFA Fashion Awards, kur kishte “harruar” të vishte rrobat më intime, Anxhela këtyre ditëve ka bërë fotografi të reja edhe më provokative.

Sipas gazetës blick, shqiptarja e Cyrihut, e shpërngulur së fundi në SHBA, nëpërmjet Twitter, ka publikuar fotografitë të reja sexy për revistën amerikane “Lovecat”.

“Revista “Lovecat”, është në mesin e më të mirave në SHBA. Puna e bërë ka qenë fantastike” shprehet e kënaqur Martini. Ajo ka tejkaluar  madje edhe superyjet e modës, si Kate Moss ose Gisele Bündchen!

zemraorg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button