Arita Fejzullahu, nga Blerimi tek Loriku, ja fotoja

Nuk dihet në bëhet fjalë për një ‘lidhje’ disaditore, apo një lidhje afatgjatë, ama thuajse një vit më parë në kopertinën e “Bluetooth” ishte një deklaratë e tillë. Arita Fejzullahu do të rrëfente në atë kohë përfundimin e marrëdhënies me Blerim Destanin, të cilin e quante ‘ujk tradhtar’, si dhe do të pohonte se ishte në një lidhje me futbollistin e Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana.

Për sa kohë mungonte një foto, kjo deklaratë e modeles u interpretua si delirimi i saj i radhës. Por sot, kur kanë kaluar më shumë se 10 muaj, “Bluetooth” sjell këtë foto të ‘çiftit’ në momente intime. Fotoja ka mbërritur në redaksinë e “Bluetooth” pak ditë më parë dhe marrëdhënien e tyre duket se e kanë dekonspiruar miq të afërt të vajzës, e cila me thënë të drejtën nuk ka dashur edhe vetë që ta mbajë të fshehtë këtë lidhje. Në foto veç çiftit, pra Aritës dhe Lorikut, shihet qartë edhe një shtrat, i cili qëndron në sfond të tyre.
Ndërkaq në foto shquhet qartë që Loriku ka një shenjë në qafë si dhe nuk ka asgjë të veshur, ndërsa Arita është me intimo. Fotoja mësohet të jetë bërë muajt e fundit, çka dëshmon për një vazhdim të marrëdhënies mes të dyve, ndonëse Cana së fundmi është përfolur për lidhje me shumë vajza.

Muaj më parë në Tiranë u përfol lidhja me Arnita Beqirajn, Miss Albania 2010, madje personi që e raportoi, tha se kishte edhe foto të të dyve duke u puthur në një nga lokalet e Tiranës. Mediat e huaja sakaq kanë shkruar për lidhjen e tij me një modele boshnjake, ndërsa së fundmi ai është parë në kryeqytetin shqiptar nën shoqërinë e një modeleje me ngjyrë. Me gjithë këto femra përreth, Lorik Cana i ka shtuar CV-së së tij, veç golave të shumtë dhe sukseseve në disa skuadra të njohura ndërkombëtare, edhe të qenit ‘playboy’ në marrëdhënie me vajzat. Ndërkohë nga ana tjetër për modelen kosovare janë përfolur në media lidhjet me Blerim Destanin, Alban Skënderajn dhe Valton Krasniqin. Urojmë që lidhja e tyre të vazhdojë dhe shpresojmë që fotoja në fjalë të mos jetë shkrepur gjatë një prej atyre që njihen si ‘one night stand’.


Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Zemra.org

Tags: , , , , , ,

Komenti juaj:

VEREJTJE: Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet, ne te kundert, komenti nuk do te publikohet. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Zemra.Org!

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.