KosovaLajme

Arrestohet Vali Corleone

84873GJILAN- I kërkuar për një kohë të gjatë, të mërkurën policia ka arritur ta prangos Princ Vali Corleonen (Valdrin Sylejmani). Ai, sipas komandantit të Policisë në Gjilan, dyshohet për veprën penale: “Shkaktim i Rrezikut të përgjithshëm” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Sipas njoftimit të policisë në Gjilan, Corleone dyshohet se ka shtytur Genc Qamilin nga Pograxha, që më 28 korrik 2013, rreth orës 22:30, në magjistralen Gjilan-Kamenicë (gjegjësisht në tualetin e diskotekës “Stop” në Gjilan), të vendos një mjet shpërthyes të llojit granat dore.

Pas një pune të vazhdueshme, hetuesit nga stacioni policor në Gjilan, më 17 prill 2014 arrijnë të identifikojnë dhe njëherazi të arrestojnë personin e dyshuar për vendosjen e granatës së dorës ndaj të cilit Prokuroria Themelore ne Gjilan kishte lëshuar vendimin mbi ndalim e më vonë – pas procedimit të lëndës Gjykata themelore në Gjilan – masën e paraburgimit për të dyshuarin Genc Qamili (nga Pograxha, i moshës 22 vjeçare).

Po ashtu, hetuesit arrijnë deri te informatat për personin e dytë të dyshuar që involvuar në këtë rast. Kështu, sot u arrestua Princ Vali Corleone (31) nga Gjilani, i cili me vendim të Prokurorisë themelore në Gjilan ndalohet për 48 orë.

Hetimet nga policia – në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan – janë në vazhdim e sipër, thuhet në njoftimin e policisë të nënshkruar nga komandanti Remzi Azemi.

Tags
Show More

Related Articles

Close