FutbollLajmeMaqedoniaSport

Bejta inspektoi punimet për ndërtimin e tribunës në Stadiumin e qytetit të Gostivarit

Gostivar, 14 shtator – Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ndoqën nga afër punimet për ndërtimin e tribunës në Stadiumin e madh të qytetit.

Kryetari Nevzat Bejta tha se ky investim kapital i pari i këtij lloji dhe me vlerë rreth 300 mijë euro, edhe pse nuk ishte paraparë në platformën parazgjedhore të vitit 2013, po realizohet me kërkesë të qytetarëve dhe dashamirëve të sportit.

Me këtë rast, kryetari Nevzat Bejta nënvizoi se stadiumi i qytetit të Gostivarit kishte mungesën e një tribune bashkëkohore që e kërkonte edhe Federata e Futbollit të Maqedonisë, si kusht për Klubin e Futbollit “Gostivari”

“Ky investim komunës së Gostivarit i kushton rreth 18 milion denarë, kurse sipërfaqja e tribunës është rreth 1.000 metra katrorë.  Tribuna do të jetë me rreth 1.200 ulëse, do të ketë dy hyrje, me ç’veshtore dhe me të gjitha kushtet e parapara.

Projekti është realizuar konform standarteve të kërkuara nga Federata e Futbollit e Maqedonisë dhe UEFA.

staduiumi-gv

Komuna e Gostivarit ka investuar shumë në sport, sepse sporti luan një rol pozitiv për rininë dhe shoqërinë në përgjithësi. Sportistët dhe adhuruesit e sportit, do të kenë vazhdimisht mbështetjen tonë. Përmes sportit, rinia jonë ruan shëndetin dhe u ikë rrugëve jonjerëzore.  Komuna e Gostivarit do të vazhdon me investimet e tjera në Sport dhe lëmitë e tjera që shkojnë në interes të qytetarëve të Gostivarit. Ishte dëshira dhe kërkesa e qytetarëve që Komuna ta merr menaxhimin me klubin e qytetit. Rezultatet e klubit janë pozitive dhe besoj se vitin e ardhshëm do të garoje në ligën e parë, sepse Gostivari ka traditë të madhe në futboll dhe meriton të ketë klubin që do ta përfaqëson në ligën e parë republikane”, tha kryetari Nevzat Bejta, duke shprehur falënderim edhe për drejtuesit e sektorit privat në Gostivar, për kontributin e tyre që po japin në rregullimin e stadiumit dhe funksionimit e Klubit të Futbollit “Gostivari”.

Komuna e Gostivarit, tha kryetari Bejta, në dy vitet e kaluara investoi shumë në rregullimin e stadiumit të qytetit, e cila ma herët ishte lënë pas dore. U bë rregullimi i sipërfaqes së gjelbër të stadiumit dhe u siguruan pajisje për mirëmbajtjen e gjelbërimit.

Kryetari Nevzat Bejta tha se Bashkimi Demokratik për Integrim, në platformën parazgjedhore të zgjedhjeve lokale 2017 – 2021 do të parashikon rrumbullakimin e punimeve në Stadiumin e qytetit, me qëllim që Gostivari të fiton një stadium me të gjitha parametrat dhe standardet bashkëkohore.

Show More

Related Articles

Close