BotaEkonomiaLajme

“Belle Air” bllokon 200 pasagjerë shqiptarë dhe… falimenton!

belle-airTë paktën 200 pasagjerë shqiptarë ndodhen të bllokuar në aeroportin e Veronës në Itali, pas anulimit të fluturimit nga kompania ajrore “Belle Air”.

Top Channel kontaktoi me një prej pasagjerëve, Violeta Gjana, që ndodhet në këtë aeroport, e cila tregoi se ata nuk ishin njoftuar për këtë anulim.

Mes pasagjerëve – siç tregoi ajo – ka gra shtatzëna, fëmijë dhe dy gra me aftësi të kufizuar.

Pasagjerët ndodhen aty prej orës 14:30, ndërsa fluturimi për në Tiranë, që u anulua, ishte shënuar në orën 17:35 minuta.

Gjana shpjegoi se kanë paraqitur një denoncim në polici, për bllokimin e tyre prej disa orësh tashmë në aeroportin e Veronës.

Në faqen e internetit të Aeroportit të Tiranës shihet gjithashtu se janë anuluar edhe fluturimet e kësaj kompanie nga Bari dhe Bergamo, të caktuara në oraret 22:20 dhe 22:40.

Top Channel kontaktoi edhe me kompaninë ajrore “Belle Air” dhe një prej operatorëve të saj tha se “pasagjerët janë njoftuar për anulimin, por ai nuk pranoi të jepte asnjë informacion të detajuar për anulimet e fluturimeve”.

Ndryshe, kjo kompani nga Shqipëria, e cila gjatë tërë vitit ka abuzuar me klientët e saj duke ua shtyrë fluturimet deri me javë të tëra, nesër do të shpallë falimentimin. Siç mëson televizioni Klan Kosova, kompania “Belle Air” ia ka borxh katër milionë euro Shqipërisë dhe 12 milionë euro kredi në banka.

Burimet nga Tirana bëjnë të ditur për KK se kompania për një muaj e gjysmë i ka të shitura gjashtëmijë bileta, ndërsa nga e diela pasagjeret nuk mund të udhëtojnë për shkak të falimentimit.

Kërkesa për falimentim ka ardhur pas një morie kontaktesh të udhëheqësve të kësaj kompanie me bizneset në Shqipëri e Kosovë për të shitur aksionet nga kjo kompani. Por, askush nuk ishte i interesuar t’i blej ato shkaku i borxheve të mëdha. Pas kësaj, Qeveria i ka bërë me dije kompanisë që nuk mund të ketë kompromise me borxhet dhe se ajo duhet të falimentoj.

Tashme “Bell Ari” i ka anuluar disa fluturime. Ne Veronë merret vesh se po presin 200 udhëtarë, siç ka raportuar TCH.

Klan Kosova nuk ka arritur të kontaktoi me drejtuesit e kompanisë për të marr edhe opinionin e tyre.

Tags
Show More

Related Articles

Close