VIP

Bleona Qereti thote se ka mundur të bëhet e famshme me filma lakuriq

Intervista e radhës në Skype, në emisionin “Poke” në Top Channel, ka qenë me një artiste e cila prej vitesh është e famshme kudo që shqiptarët jetojnë. Bëhet fjalë për Bleona Qerretin, të cilën e ka intervistuar prezantuesja Albana Osmani.

Albana: Pershendetje Bleona!

Bleona: Pershendetje te gjitheve. Do doja t’ju dergoja nje puthje te gjithe atyre qe jane duke na pare ne keto momente.

Albana: Puthja ishte aq e bukur. Kam pershtypjen se te gjitheve ju ka shijuar. Bleona Qerreti tani ti ndodhesh ne nje sheshxhirim, ne mos gaboj. Pyetja ime e pare eshte ne lidhje me karrieren tende muzikore. Bleona, si ke arritur te depertosh deri ne studion e Timbaland? Dihet qe eshte nje prej producenteve me te rendesishem ne arenen nderkombetare. Si arrite ta bindesh?

Bleona: Une jam nje person qe me pelqejne sfidat dhe zakonisht kur degjoj se kjo nuk behet apo kjo s’ben, une aty e kam mendjen deri sa te arrij. Sigurisht gjerat nuk kane qene te lehta, por amerikanet kane nje shprehje: “never say never and nothing it’s imposibble, everything is possible”. Cdo gje eshte e mundur ne kete bote dhe thone asnjehere mos thuaj kurre. Jemi takuar ne Grammy te 2009. Isha ne tur perpara 2 vjetesh me kolegun e tij dhe vazhdoja i dergoja fotografi nga turet, nga koncerte te ndryshme deri ne 2010. Nderkohe ne nje tjeter nate ne studio, ku une rrija ne te gjitha netet dhe ne keto momente ai kthehet dhe mban nje fjalim ku u thote te gjitheve se kjo vajze ka nje vit qe eshte me ne, eshte njeri qe punon shume ….. dhe syte e mi ishin lot dhe une nuk e prisja nje reagim te tille. Per mua ishte nje dite normale ku shkoja ne studio dhe degjoja kenget per artistet e tjere. Kjo histori qe po degjoni ju ka ndodhur 2 vjet me perpara, ka ndodhur ne dhjetor te 2010 dhe tani jemi ne korrik ne 2012.

Albana:
 Ka qene gati e pabesueshme ndersa ne shikonim te publikonim lajme te tilla, ndersa ne prezantonim programet tona muzikore dhe projekte shume te suksshme te ketij producenti, ndersa degjuam per deklaraten tende per nje bashkepunim te ardhshem dhe nje album te plote te realizuar nga vete Timbaland. Ne na dukeshe e pabesueshme Bleona, sikurse ne fakt ti moj vajze dukesh e pabesueshme per nje sere gjerash qe ben.

Bleona: Fansat e mi jane ata qe me kane perkrahur ne cdo moment te jetes sime dhe si njerit apo tjetrit nuk do t’i vija faj pasi eshte bere rruge tashme qe flasin gazetat dhe asgje nuk ndodh. Ndaj si e thashe edhe nje here, suksesin nuk ta garanton njeri, ta garanton vetem puna. Ajo qe mund te kuptoni ne keto 2 vjet qe une i kam munguar skenes eshte se nuk kam pasur asnje jete private, nuk kam ikur ne asnje vend, thjesht kam qene studio, studio, studio dhe kam bere kenge qe nuk kane arritur akoma te publikohen dhe nuk e di a do t’i fus te gjitha ne album. Ka qene nje pune kolosale dhe nje investim kolosal i kohes, i energjise dhe i cdo gjeje tjeter.

Albana: Bleona, pyetja ime e radhes, dhe kam pershtypjen se eshte kurioziteti i nje publiku te madh, eshte a te kane kontaktuar te gjithe gazetaret per te pyetur ne lidhje me nje video skandal qe tashme ekziston, edhe momentalisht qe po flasim, ne youtube me nje xhirim qe te eshe bere gjate kohes qe ti pergatiteshe per te dale ne skene ku shfaqesh nudo.

Bleona:
 Ne e kemi pare ne internet dhe une dhe familja ime kemi qene shume te shqetesuar per kete pune dhe sigurisht une kam qene shume e shqetesuar sepse une bej nje tur kaq te madh dhe nuk ka vend te ndodhe nje aksident i tille. Mirepo, ne organizime te tilla kaq te medha, ne momentin qe sigurimi nuk ka qene ne nivelin e duhur, dikush mbrapa ka care tenden qe zhvishesha dhe ka futur doren me telefonin me kamera dhe keshtu ka ndodhur dhe kjo si xhirim. Ne momentin qe ne e kemi pare, pas 1 minute a nuk e di se kur e kemi pare, ka qene vertet shume vone. Gjtihsesi, une do te doja te falenderoja gjithe fansat qe e kane bojkotuar si video ne internet, sepse une shikoj te gjitha komentet e njerezve, eshte nje aksident i cili nuk ka qene mire te ndodhte, mirepo ka ndodhur dhe une do doja tu kerkoja te gjitheve te falur dhe do doja te thoja vetem kete: Neqoftese ne dush i fusin dikujt nje kamera sigurisht do dalin nudo duke nisur nga presidenti deri te krimineli me i fundit qe eshte ne burg. Eshte nje gje e paevtiushme me shpejtesine e organizimit dhe me shpejtesine e gjerave qe kane ndodhur. Duhet te kuptoni qe une kam tre fustane ne skene qe duan 20 minuta per t’u nderruar dhe sic e keni pare ne video aty mbrapa ne prapaskene jane 3 njerez qe me ndihmojne per t’i nderruar keto veshje dhe kjo eshte edhe arsyeja qe kam shume te ftuar ne koncertin tim, sepse jane njerezit e tjere qe punojne nderkohe qe une zhvishem, nderkohe qe gjerat ndodhin ne nje shpejtesi marramendese dhe ti nuk ke kohe te mendosh kush po xhiron.

Albana: Per hir te se vertetes, te tilla video mund t’i realizosh kujtdo personi publik. Megjtihate, Bleona, pse t’i bejne ty keto gjera?

Bleona: Degjo, une kete nuk do ta merrja personale. Une mendoj qe kjo mund t’i ndodhte cdo artisti. Ka njerez qe jane maniak, te semure dhe me ate pune do merren. Nje person qe e ka xhiruar kete video do pak “attention” dhe besoj se e ka marre te gjithe ate vemendjen qe i ka kushtuar. Edhe nje here sic thashe eshte vetem nje moment gjate xhirimit qe ti ke vetem 19 minuta e50 sekonda per t’u nderruar per veshjen. Ti nuk ke kohe te mendosh qe dikush do te caje tenden dhe do te xhiroje. Dmth, sigurisht qe  badigardet e mi kane mbyllur deren. Cdo personi publik, ne momentin qe do fusesh nje kamera kur ai shkon ne dush, do dale nudo duke filluar qe nga presidenti deri tek modelet e Playboy.

Albana: Gjithesesi, ne disa komente te lexuara te pakten eshte thene qe e pame nudo, trupi i saj eshte i bukur dhe gjinjte e saj dukeshin reale.

Bleona: Keto jane ‘ups&down’ qe vijne me poziten kur ti je ne qender te vemendjes. Ne momentin qe je i famshem, sigurisht qe gjera te  tilla do ndodhin. Tani, njerezit me kane pare nudo, dreqi e mori se keni pare gjithe keto femra nudo. Te ishin vitet ’90 do te ishte nje skandal akoma dhe me i rende, mirepo njerezit po dalin neper televizone nudo me qellim. Jane gjera qe ndodhin, sigurisht une nuk jam e lumtur per keto , mirepo vijne me famen qe une kam. Sigurisht, une gjerat nuk do t’i merrja personale, mund t’i ndodhin cdo njeriu.

Albana: Bleona, bashkeshorti Gano ku gjendet? Eshte duke te te shoqeruar gjate tureve koncertore apo te pret ne shtepi pasi te kesh mbaruar gjithcka?

Bleona: Eshte ne Amerike tani por besoj se do te vije per koncertin e Tiranes qe do te zhvillohet me date 28, diten e marte ne sheshin Nene Tereza. Eshte koncerti me i madh nga koncertet qe une kam bere deri tani, ndoshta double me i madh, keshtu qe Gani e ka lene te vije si embelsiren ne fund per koncertin. Axhenda jone eshte shume e ndryshme. Nuk duhet te harroni vetem nje fakt se une jam artiste dhe Gani eshte nje biznesmen, qe do te thote se Gani cohet ne oren 6 te mengjesit per te shkuar ne pune, une vij ne oren 5 te mengjesit nga studio, keshtu qe pothuajse nuk takohemi kurre me njeri-tjetrin dhe kam idene qe nje martese jo tradicionale si kjo e imja na ka bere qe te kemi akoma mall per njeri-tjetrin kur e shohim. Gani ishte i pari qe me ka cuar mesazhin per videon ne internet dhe me ka thene qe sigurimi jot duhet absolutisht te shkoje ne shtepi neser, ne kete moment ti nuk ke me pune me ata njerez.

Albana: AI eshte pushuar nga puna?

Bleona: Sigurisht, une kam nderruar sigurimin. 4 veta te cilet me sigurojne. Une kam marre 4 te rinj. Mirepo, ai ka qene shume i shqetesuar per kete pune dhe une si grua tipike shqiptare qe jam i thashe “Fajin e ke ti, se po te ishe ti ketu gjerat nuk do kishin ndodhur”. Kjo pune nuk vjen edhe pa sakrifica. Sic e thashe edhe ne fillim te intervistes, une kam harruar cdo gje absolutisht nga jeta ime private. Me besoni, mami dhe babi, te cilet jetojne me mua momentalisht ne Beverly Hills, nuk kane mundesi te me shohin, sepse une cohem ne mengjes sepse jam ‘imerid per 2 ore, pastaj marr shoferin, bej gati gjerat e tjera te punes dhe mami kujton se do pije kafe me mua. Pra, edhe ata kane mall qe te me shohin ne shtepi. Eshte nje stil jete pak me i ndryshem, por kjo eshte menyra qe une kam zgjedhur dhe nuk jam absolutisht pishman per menyren se si e kam ndertuar jeten time.

Albana: Bleona Qerreti, a je ti e realizuar?

Bleona: Absolutisht jo, si asnje tjeter ne kete bote besoj. Sigurisht, pa marre parasysh cfare arrijme, ne artistet per hir te punes duam gjithmone te arrime me shume, me shume, me shume, por une jam artiste dhe tashme qe ka m bere 20 vjet ne skene, shume njerez te cilet do te ishin ne poziten time, ndoshta do te ishin lodhur, do ta kishin lene kete pune dhe do te ishin marre me dicka tjeter. Une jam ajo qe tre vjetet e fundit kam kuptuar qe muzika eshte pasioni im me i madh ne jeten time dhe absolutisht asnje gje tjeter nuk mund ta zevendesoje muziken.

Albana: Shpesh here ke qene pjese e diskutimeve. Eshte e pamundur dhe e paevitueshme te mos jesh prezent apo te mos kalosh nga Shqiperia dhe te mos perbesh nje lajm, qofte per mire, qofte per keq, per ty flasin.

Bleona: Nuk eshte se gjerat une po i bej me qellim qe une te jem ne qender te vemendjes. Une kjo kam qene qe 15 vjet perpara. Mbaj mend ne festivalin e ’95, sepse tani jane gjerat ndryshe, tani mund te flasesh, nuk eshte si athere. Ne festivalin e 95-es, kur une dola me pantallona te shkurtra, me pantallonat e famshme llustrafin te lekures blu, kur hoqa pelerinen ne skene, u be nami dhe u cuan te gjithe kritiket kundra, “c’eshte kjo, ku del kjo me pantallona te shkurtra, kush kujton kjo qe eshte”, domethene jane thene aq shume gjera per mua ne te njejten kohe qe une isha e virgjer. Une u ballafaqova me nje reaksinon te kritikeve ne momentin kur une si Bleone, edhe si femer dhe si artiste nuk dija absolutisht asgje. Keshtu qe kam idene qe zborin e kam bere atehere. Tani gjerat jane me te lehta. Tani une jam mesuar te jem ne qender te vemendjes. Sigurisht, jam e kujdesshme per gjerat, per njerezit qe kam rreth e rrrotull vetes dhe per gjerat qe bej, por eshte pjese e punes.

Albana: Ka nje kuriozitet per stafin tend. Do me thuash sa veta ke ne staf, kush te shoqeron, pra ekskorten tende?

Bleona: Jane 20 vete. Jane 3 asistente, eshte mami me babin, eshte Jonny, qeni im i cili vazhdon te me jape dashuri pa kompromis, jane 2 make-up artist, nje person qe me ben floket dhe kane 2 asistente me vete, jane 4 badigarde dhe shoferet.

Albana: Wow, je tamam e shoqeruar si nje rock star Bleona?!

Bleona: E di si eshte puna? Kjo puna “tamam si nje rock star” eshte ideja se kush e definon fjalen ‘rock star’? Une jam rock star, une jam superstari i vendit tim dhe jam shume e lumtur qe jam ne kete lloj pozite, kam punuar shume per te qene ne kete lloj pozite dhe nuk kam ndermend ta le muziken deri ne momentin qe jam 72 vjec.

Albana: Deri aq ke vendosur te rrosh, deri ne 72?

Bleona: Shpresoj qe do me ruaje shendetin dhe kete lloj energjie qe kam. Puna e stafit vjen automatikisht me punen qe ti ben, sigurisht se harrova te permend edhe te ftuarit qe kam me vete dhe asistentet e tyre. Te ftuarit qe kam me vete absolutisht nuk e kane ditur qe gjerat jane deri ne kete lloj pike, persa i takon fames sime ne Shqiperi. Ata kane menduar se cdo njeri nga Evropa mund te shkoje ne studio dhe te thote une jam i famshem, une kam bere kete apo ate. Ne momentin qe keta njerez mua me kane pare duke performuar ne skene, gjerat tani jane ndryshe. Une kam pasur nje telefonate 30 minuta me Timbaland, pas koncertit ne Vlore, koncertit te pare dhe drejtuesi i saj ishte i shokuar. ‘Une nuk e kam ditur qe eshte ne kete lloj niveli. Te lutem kur te kthehesh do flasim ndryshe’, me tha. Ne Amerike ka rruge shume te tjera per t’u bere e famshme, videot porno qe i keni pare dhe qe marrin kontrata me shuma marramendese.

Albana: A te jane bere ty propozime te tilla?

Bleona:
 Absolutisht jo dhe as nuk do doja t’i pranoja, gjera te cilat une me qellim nuk i kam publikuar. Firma ime e PR nuk eshte marre fare me kete pjese, sepse une dua qe njerezit te me respektojne si artiste nga Shqiperia. Dua qe njerezit te me respektojne per kete qe jam une. Une nuk jam “e dashura e …”, “gruaja e …”, “shoqja e …”. Nuk kam dashur qe karriera ime ne Amerike te nise ne kete lloj forme. Sihgurisht qe rruga qe une kam zgjedhur eshte me e veshtire, por une kam shume besim ne veten time dhe mendoj qe ia dal. Une mendoj se kam  nje karriere e cila flet vete per punen qe kam bere une dhe une nuk kam nevoje te jem ne kete lloj pozite. Une do te prezantohem ne Amerike si artiste, aq me teper qe une dhe Cideon, sigurisht qe kete mision nuk ma ka dhene asnjeri, une si Bleone kam marre persiper te jem ambasadorja e kultures shqiptare. ne momentin qe te gjithe njerezit me pyesin per Shqiperine, Bleona si eshte Shqiperia, a mund te vijme ne Shqiperi? Gjerat qe une mund te them eshte se Shqiperia eshte nje vend i jashtezakonshem, ka nje bregdet te jashtezakonshem, ka nje klime te jashtezakonshme. Duhet ta shikoni, ne Google Earth qe une kam ne ipadin tim, ne momentin qe une tregoj bregdetin e Vlores, njerezit ngelin. Bota nuk e di se kush eshte ne te vertete Shqiperia dhe shqiptaret. Dhe eshte shume e vertete kjo qe po them, ne jemi njerez shume te talentuar, jemi race shume e bukur, jemi njerez shume te zgjuar, kemi nje bregdet te mrekulueshem dhe nuk ka arsye qe i gjithe turizmi te mos perqendrohet ne Shqiperi, po te shkoje ne Sardenje apo Monte Karlo apo ku di une.

Albana:
 Bleona, do ta lije vilen tende ne Beverly Hills per te ardhur per te jetuar ne kete vend qe ti e pershkruan kaq te bukur?

Bleona: Absolutisht po. Une nuk e di si do marre jeta ime dhe ku do jetoj une, mirepo eshte fakt tashme qe une do jetoj midis Shqiperise dhe Amerikes.

Albana: Bleona, une te falenderoj shume per kete kohe qe na dhe ne kete program televiziv ne Top Channel. Te uroj gjtihe te mirat.

Bleona: Faleminderit. Ju puth te gjitheve dhe ju dua fort.


Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button