LifeStyle

Meshkujt nuk preferojnë femrat këmbëgjata?!

femraMeshkujt të cilët gjenden para zgjedhjes mes femrave, këmbët e të cilave përbëjnë gjysmën e gjatësisë së saj të përgjithshme dhe femrave, këmbët e të cilave janë më të gjata se pjesa tjetër e trupit, pjesa më e madhe zgjedhin ato që janë ndërtuar më proporcionalisht, ka treguar hulumtimi.

Në testimin i cili është kryer me përdorimin e fotografive të femrave me proporcione të ndryshme kanë marrë pjesë një mijë meshkuj dhe femra. Pas shikimit të fotografive meshkujt është dashur të zgjedhin ato që dukeshin më atraktive për ta derisa nga femrat është pritur të përpiqen të parashikojnë se çfarë do të zgjedhin meshkujt.

Rezultatet kanë qenë mjaft befasuese, veçanërisht për femrat të cilat më shumë kanë menduar se meshkujve do t’u pëlqejnë femrat me këmbë të gjata, por ata në masë të madhe kanë zgjedhur femrat me konstruksion proporcional. Të befasuar kanë qenë edhe hulumtuesit e Universiteti londinez Westminster ku është kryer testimi. Ata kanë konsideruar që këmbët e gjata të femrave në sytë e meshkujve gjithmonë konsiderohen tregues të shëndetit të mirë dhe pamjes tërheqëse.

kembeEdhe pse nuk mund vërtetojnë me siguri se cili është shkaku i rrëzimit të këtij miti, hulumtuesit dyshojnë që bëhet fjalë për frikën e nënvetëdijshme nga ekstremet, respektivisht devijimit nga mesatarja. Si shembull përmendet mendimi që femrat me këmbët e gjata, të cilat zakonisht kanë ije të ngushta, mund të kenë probleme në shtatzëni dhe lindje, dhe pasi për tërheqjen seksuale burimi kryesor është instinkti për riprodhim, konsiderohet që ky mund të jetë elementi kyç i cili ka meritë për rezultatet e tilla të papritura.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button