VIP

Çiljeta dhe Ingridi do të vijnë “Si Plaka”

Dy këngëtaret seksi nga Shqipëria, Çiljeta Xhilaga dhe Ingrid Gjoni, do të shfaqen sërish me një këngë në duet, ashtu si dikur me këngën “Puçi puçi”, mirëpo kësaj radhe klipi ka një ndryshim thelbësor nga ai i mëparshmi.

Nëse dikur vajzat shfaqeshin në një ring të veshura me rroba banje, Panorama njofton se kësaj here bëhet fjalë për një këngë të shtruar, nën ritmet R&B të kompozuar nga Elgid Doda, ku vajzat kanë menduar një fabul shumë të veçantë.

Ato do të rrëfejnë miqësinë e tyre në vite dhe në një pjesë të mirë të videoklipit do të shfaqen të plakura, teksa flasin për gjërat që kanë kaluar.

Kënga, e cila flet për miqësinë dhe rivalitetin mes dy këngëtareve, në fakt është edhe si një profeci për marrëdhënien mes tyre.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close