VIP

Crystal Harris e shet unazën e fejesës

Crystal Harris, 25-vjeçare, ish-e fejuara e pronarit të “Playboy-t”, Hugh Hefner-it, ia dha shtëpisë së ankandeve “Christie’s” në Nju-Jork, unazën e diamantit prej 3.39 karatë.

Çmimi fillestar i unazës do të jetë prej 20.000 deri 30.000 dollarë, ndërsa një burim i afërt me Crystal-in, e cila e la Hefner-in disa ditë para martesës, sqaroi edhe arsyen e shitjes së kësaj unaze të vlefshme.

“Crystal nuk ka mundur më ta shikojë atë unazë, pasi që i zgjonte kujtime të hidhura”, i tha ky burim portalit “TMZ”. Pasi që e anuloi martesën, shkoi te Hefner dhe deshi t’ia kthente unazën, por milioneri shpirtgjerë, nuk deshi ta marrë atë, sikurse as automobilin e markës “Bentley” të cilin ia dhuroi.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close