Zbulohet libri me lëkurë njeriu
Një libër në bibliotekën e Devonit, në Angli, është mbuluar me lëkurë njeriu, njoftuan mediet angleze.
Libri makabër daton nga viti 1830 dhe përmban poezitë e John Miltonit. Ai është mbështjellë me lëkurën e një njeriu të quajtur George Cudmore, i cili u varr gjatë atij viti pasi kishte vrarë gruan e tij, Grace.
Askush nuk i kishte kushtuar rëndësi detajit makabër deri në zbulimin e bërë prej vetë librarisë, i raportuar gjerësisht në shtypin britanik.
Vëllimi do të ekspozohet së shpejti si një tërheqje turistike.
Librat me lëkurë njeriu, ndonëse tepër të rrallë, ekzistojnë prej kohësh.
Praktika disa qindravjeçare u ndërpre në periudhën e Revolucionit Francez, në vitet 1800.
Lëkura merrej nga të dënuarit me vdekje, por shpesh herë edhe lihej edhe si amanet që pas vdekjes, ajo të merrej dhe të përdorej për të mbështjellë kopertina librash, në formë kujtimi për të afërmit.