VIP

Dedikimi i Elvana Gjates

Këngëtarja Elvana Gjata për herë të parë merr pjesë në “Top Fest”, përderisa thotë se nuk ishte një zgjedhje e saj për të marrë pjesë në këtë garë. Ajo konkurron me një këngë që i dedikohet këngëtares Emmy, që u mbyt nga një biznesmen kosovar para disa muajve në Tiranë.

“Zgjedhja nuk ishte imja, por e stafit realizues, ndërkohë që unë punoja me çdo detaj të këngës për një paraqitje sa më të mirë”, ka thënë Elvana në një intervistë për gazetën Panorama të Shqipërisë.

Ajo ka vlerësuar po ashtu edhe këndimin “live” në këtë festival, përderisa ka theksuar se ky është “një material i mirë muzikor që pëlqehet dhe përvetësohet menjëherë nga publiku”, përderisa ka shtuar se ndodhet mirë kur këndon balada.

Për baladën “Me ty”, Elvana thotë se pikërisht ditën kur ishte dhënë lajmi për vdekjen e Emmy’it, ata ishin duke realizuar këngë në studio.

“Ndodhi që unë dhe Flori po përgatisnim këtë këngë, pikërisht ato ditë kur Emmy u largua përgjithmonë. Ne, ashtu të tronditur siç ishim, futeshim në studio për të punuar dhe mendja na rrinte vetëm tek Emmy”. Për Elvanën, edhe pse ajo nuk e njihte mirë Emmy’n, ngjarja ishte shumë pikëlluese.

Ajo tregon madje edhe një ngjarje mistike, por të vërtetë, gjatë realizimit të këngës. “Emmy vinte shpesh në studion e Florit së bashku me të vëllain dhe këto kohë kur i vëllai vjen dhe e takon shpesh Florin në studio, ne të gjithë shohim një flutur shumë të madhe që hyn brenda në studio dhe rri aty. Kjo ndodh gati çdo ditë dhe na duket sikur e kemi Emmy-n aty”.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close