s Deri në vitin 1945 nuk kanë ekzistuar maqedonasit | www.Zemra.Org

Deri në vitin 1945 nuk kanë ekzistuar maqedonasit

Branisllav Svetozareviç shkruan se, shqiptarët e Tetovës dhe Gostivarit kanë vrarë maqedonasit pas vitit 1940. Por më 1945, nuk ka ekzistuar etniteti me emrin maqedonas në territoret e ish-Jugosllavisë, pra kjo është gënjeshtra e parë që në titull të librit, ka theksuar publicisti dhe historiani Arben Lalla.

Ai me tej theksoi se Branisllav Svetozareviç shkruan për vrasje individuale që nuk përjashtohet mundësia e ndonjëvrasje që mund të ketë ndodhur për arsye të vaditje së ujit të tokave, zënkash, pra vrasje të karaktereve kriminale dhe jo etnike.

“Historiani i vërtetë e bënë ndarjen e vrasjeve të karakterit etnik dhe asaj ordinere sepse hajduti, krimineli, grabitësi skanë kombësi. Prefektin e Tetovës, Shaip Kamberin e zhdukën komunistët sllavo-maqedonas pa lënë gjurmë. Xhem Hasës dhe i vdekur sllavët i prenë kokën në morgun e Shkupit. Në, Nëntor të 1944, ushtria partizanesllave në Monopolin e Tetovës burgosi dhe vrau mijëra shqiptarë, në atë vend ekziston edhe pllaka përkujtimore për këtë masakër të kryer nga komunistët sllavë. Ushtria e rregullt sllave bëri masakra në atë periudhë. Në Balindoll, Vrapçisht, Çegran, etj., që i përkasin rrethit të Gostivarit. Jusuf Kulikun e Kadri Saliun nga Gostivari i mbytën në hidocentralin e Gostivarit. Dogjën të gjallë Afës Sulejman Shaipin, Mulla Sylë Jakupin. Vrasje të tilla ndodhën në çdo fshat shqiptar nga ushtria partizane gjatë periudhës 1944-1946. Pra, për këto që them ka dokumenta arkivore në arkivën shtetërore në Shkup”, shkruan Lalla.

Sipas Lallës, gjënjeshtra tjetër e Svetozareviç është kur thotë se, Tetova ka qenë banuar nga shumicë të krishterë dhe jo myslimanë. Në këtë pikë do e këshilloja Branisllavin që të paktën ti referohej studiuesit bullgar, Vasilit Kënçov dhe akademikut serb, Borivoje Millojeviç, ku deklarojnë se Tetova banohet nga shumicë myslimane dhe jo të krishtere. Nëse do i referohemi të dhënave fetare, Tetova ka patur dhe ka ende vetëm tre Kisha, ndërsa xhami të vjetra ka patur të paktën 8 më 1944.

Në vend që pakica sllavo-maqedonase të ndërtojë paqen në Maqedoninë e brishtë, ajo po nxit urrejtje etnike me shqiptarët, jo me fakte të vërteta historike, por me akuza politike.


Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Zemra.org

Comments are closed.