VIP

E gatshme të abortojë që të hyjë në “Big Brother”

bbNjë modele ambicioze britanike është shprehur se planifikon të abortojë fëmijën në muajin e katërt të shtatzënisë, për t’u bërë pjesë e versionit britanik të shout real “Big Brother”.

Josie Cunningham preferon që të mos e lindë fëmijën, porse të bëhet e famshme. 24-vjeçarja ka nxitur reagime të shumta me deklaratën e saj, ndërsa pretendon të fillojë një karrierë në televizion dhe mendon se aborti do t’i japë një shtytje karrierës së saj.

“Jam shumë pranë që të bëhem e famshme dhe nuk dua që ta prish tash. Aborti do ta çonte përpara karrierën time. Në këtë kohë, në vitin e ardhshëm nuk do të kem foshnje. Në fakt, do të jem e famshme duke vozitur një Range Rover rozë të çelët dhe do të kem blerë një shtëpi. Asgjë nuk mund të më ndalë”, ka deklaruar ajo.

Megjithatë, burime pranë organizatorëve të versionit britanik të “Big Brother” janë shprehur se nuk do ta pranojnë atë në spektakël duke marrë parasysh se çfarë është në gjendje të bëjë.

Ata kanë thënë Josie nuk do të hyjë në shtëpi qoftë si shtatzënë, apo qoftë edhe nëse aborton.

Tags
Show More

Related Articles

Close