Kronika e ZezeLajme

Radishan, Familja Zeqiri sërish cak i sulmeve të huliganëve maqedonas

Faik Zeqiri anëtar i familjes Zeqiri nga Radishani i Shkupit, për gazetën “Lajm” deklaroi se shtëpitë e tyre sonte kanë qenë sërish cak, i një sulmi nga huliganët maqedonas.

mkd-1199001

Zotri Faiku, tha se policia ka penguar sulmin, me ç’rast ka arrestuar 10 persona.

“Bëhet fjalë për persona nga fshati Lubancë, të cilët me veti kishin çanta në të cilët dyshojmë se mbanin armatim. Sulmi, sipas vlerësimeve tona, është përgatitur për shkak se sot janë kthyer në shtëpi, gratë dhe fëmijët e femiljes tonë, të cilët i patëm evakuuar disa ditë tek familjarët tanë”, deklaroi Faik Zeqiri.

Policia ende nuk e ka konfirmuar rastin, por për gazetën “Lajm”, rastin e këtillë e ka konfirmuar kryetari i IGFM-së Idriz Sinani, i cili sonte e ka vizituar familjen Zeqiri. Sipas Sinanit, rasti ka ndodhur sonte, pak pas orës 21.00.

Sipas Sinanit, për momentin para shtëpive të familjes Zeqiri, gjenden forca policore të shumta.
– See more at: http://shqipmedia.com/portal/radishan-familja-zeqiri-serish-cak-i-sulmeve-te-huliganeve-maqedonas/#sthash.8bX3mtV1.dpuf

Tags
Show More

Related Articles

Close