BotaKronika e ZezeLajmeVIDEO

E tmerrshme: Çifti mizor e torturoi fëmijën deri në vdekje (Video)

Daniel PelkeNëna dhe dashnori i saj nga Britania e Madhe, u shpallën sot fajtorë për vrasjen e katërvjeçarit Daniel Pelke, me të cilin kanë abuzuar sistematikisht fizikisht dhe e kanë lënë në uri deri në vdekje, raporton Sky News. Djali fatkeq ishte viktimë e mizorisë së pabesueshme dhe dhunës. Ai vdiq në mars të vitit të kaluar.

27-vjeçarja Magdelena Luczak, e ëma e djalit, dhe dashnori i saj, 34-vjeçari Mariusz Krezolek, u shpërngulën nga Polonia në Birmingham, në vitin 2006.

Djalin e pafat ata e kanë keqtrajtuar në mënyrën më të egër të mundshme, sa që në çastin e vdekjes Daniel peshonte vetëm 10 kilogramë.

Siç raportojnë mediat britanike, djalin e vogël çifti e ka mbajtur në dhomë të vogël. Kur ka kërkuar ujë, i kanë dhënë krip, ndërsa vazhdimisht ia kanë kufizuar ushqimin dhe e kanë larë shpesh në ujë të akullt. Djali ishte aq i dëshpëruar sa në kopshtin e fëmijëve shpesh vidhte ushqimin e fëmijëve tjerë.

Çifti mizor gjatë gjykimit pohoi se ai nuk është fajtor dhe se djali vuante nga një çrregullim në ngrënie. Vendimi pritet të premten.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button