LajmeMaqedoniaPolitika

Marrëveshja e Ohrit model për konfliktet etnike

Marrëveshja e Ohrit e ka lëvizur Maqedoninë përpara drejt demokracisë së plotë, të drejta të qytetarëve dhe njohje të identitetit kulturor dhe etnik të njerëzve në vend.

Unë jam shumë i kënaqur për shkak të zbatimit të marrëveshjes. Është arritur një përparim i madh. Ishte e vështirë të negociohet, por ishte shumë më vështirë të zbatohet dhe kjo është ajo që është e rëndësishme.

Ky është vlerësimi i Xhems Perdju, ish-zëvendës-sekretar i përgjithshëm për operacione të NATO-s, i cili në vitin 2001, si “lehtësues” në negociatat midis palës maqedonase dhe shqiptare mori pjesë në krijimin e Marrëveshjes së Ohrit, në një intervistë për Dojçe Velen me rastin e dhjetë vjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes.

Në lidhje me kritika të caktuara të cilat janë shfaqur në vitet e fundit në vend për vetë esencën e marrëveshjes, se ajo jo vetëm që nuk zbatohet, por se nuk është një instrument i mirë për mbrojtje të të drejtave etnike të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera etnike, Perdju me një qëndrim se parimet bazë të dokumentit të Ohrit – demokracia, të drejtat e barabarta të qytetarëve dhe njohja e identitetit kulturor të qytetarëve të ndryshëm në vend – janë realizuar në një masë të madhe.

Sipas tij, shqetësuese është ajo se Maqedonia ende nuk është anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, por shpreson se do të tejkalohet konteksti me Greqinë dhe se vendi do të përfshihet në rajonin e mbetur në anëtarësimin euroatlantik.

Për atë se në çfarë mase është zbatuar deri më tani Marrëveshja e Ohrit dhe vlerësimet e njërit nga nënshkruesit dhe ish-kryeministri Lubço Georgievski, se “marrëveshja është realizuar pothuajse 90 për qind, ndërsa në disa kapituj është edhe i tejkaluar”, ish-lehtësuesi thotë se nuk do të flet për përqindje.

“Nuk e di nëse 90 për qind është e saktë, nuk e di nëse disa përqindje janë të sakta. Por, mund të themi se parimet e Marrëveshjes së Ohrit janë miratuar – të drejtat e barabarta dhe njohja e kulturave. A është kjo e përkryer? Jo, jo nuk është e përkryer. Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit ishte një problem i madh, në këtë pikëpamje kjo është diku në mes. Por, megjithatë, Maqedonia fiton vlerësime të mira për shkak të gjallërimit të Marrëveshjes së Ohrit”, thekson Perdju.

Ai nënvizon se Marrëveshja e Ohrit paraqet model për tejkalimin e konflikteve etnike edhe në rajone tjera të krizës në botë.

“Në fakt, Marrëveshja e Ohrit veçmë është shfrytëzuar jo si dokument detyrues, por si model, të cilin të tjerët e shfrytëzojnë në zona të tjera. Mendoj se Marti Ahtisari e shfrytëzoi Marrëveshjen e Ohrit për parimet e tij për Kosovën. Konsideroj se ai është aplikuar me siguri edhe në rajone tjera. Është bërë me të vërtetë një punë e mirë në njohjen e të drejtave dhe privilegjeve të pakicës”, vlerëson Perdju.

Marrëveshja e Ohrit është e përfunduar, thotë ai, i pyetur për koment për qëndrimet e disa liderëve të partive politike dhe politikanëve relevantë shqiptarë në vend se marrëveshja duhet të zgjerohet me një korpus të ri të kërkesave etnike shqiptare.

“Në të vërtetë, Marrëveshja e Ohrit është përfunduar dhe tani i mbetet qytetarëve të Maqedonisë që të punojnë në çështjet, të cilat janë jashtë saj. Kur them “e përfunduar”, mendoj se nuk do të hapet për debate të sërishme dhe se kjo çështje është në duart e maqedonasve dhe të shqiptarëve etnikë, që të zgjidhet”, është decid Xhejms Perdju, njëri nga lehtësuesit në arritjen e Marrëveshjes së Ohrit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button