VIP

Emmy: Si do dëshiroja të vdisja

Disa ditë pas vdekjes së këngëtares, ka dhe nga ata që nuk e besojnë ende…E vërteta është që Emmy ka vdekur! Ngjarja e rëndë tronditi këdo, të njohur dhe të panjohur të këngëtares. Ne të SH2 e kemi pasur mike të faqeve të fundjavës. Intervistën e fundit që Emmy ka dhënë për ne po e botojmë përsëri.
Po e botojmë për ta pasur dhe një herë Emmy-n të gjallë. Plot energji, pasion dhe dashuri për jetën. Një nga pyetjet e intervistës sonë standarde “Pyetësori i Prustit” që i bëhet çdo personazhi është: Si do dëshironit të vdisnit? Por si do dëshironte Emmy të vdiste dhe si u largua nga kjo jete?! Lexoni intervistën e ribotuar.

Çfarë është lumturia absolute për ju?
Lumturia absolute është t’i kesh të gjitha ato që do.

Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?
Angazhimet që kam gjatë gjithë ditës.

Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?
Jam tip që qesh shumë, por nuk më kujtohet hera e fundit.

Tipari kryesor i karakterit tuaj?
Shumë këmbëngulëse dhe kur i vë një qëllim vetes, duhet ta arrij.

Defekti juaj kryesor?
Jam shumë e ndjeshme.

Ndaj cilave gabime jeni më tolerante?
Në përgjithësi ndaj gabimeve të vogla.

Hera e fundit që u përlotët?
Kur shikoj lajme shumë të këqija, atëherë ndihem shumë keq.

Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë?
Me nënë Terezën.

Udhëtimi juaj i preferuar?
Greqia.

Shkrimtarët tuaj më të dashur?
Shkrimtari ime i preferuar është Ismail Kadare.

Cilin virtyt vlerësoni më shumë tek një burrë?
Sinqeritetin.

Tek një grua?
Gjithashtu.

Kompozitori juaj i preferuar?
Të gjithë kompozitorët që kam bashkëpunuar janë shumë të mirë dhe nuk do doja të veçoja ndonjë.

Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?
“Helo”, e Byeonce.

Libri që ju la mbresë të pashlyeshme?
Nuk më vjen ndonjë në mendje tani.

Filmi që ju la mbresë të thellë?
Filmi “Titaniku”.

Piktori juaj i dashur?
Pikaso.

Ngjyra juaj e preferuar?
E bardha dhe rozë.

Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?
Pjesëmarrjen dhe performancën time tek “Kënga magjike 2008?.

Pija juaj e preferuar?
Koktielet.

Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?
Që duhet të isha rikthyer në Shqipëri më shpejt.

Çfarë urreni më shumë në këtë botë?
Njerëzit e këqij që nuk kanë ndjenja fare

Frika juaj më e madhe?
Humbja e njerëzve të mi të dashur.

Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?
Gënjeshtrat i them vetëm për më mirë.

Keni dhënë ndonjëherë ryshfet?
Normale që po.

Cila është motoja juaj?
Të jetosh momentin sa më bukur.

Si do të dëshironit të vdisnit?
Larg qoftë, pa dhimbje.

Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t’i thoshit?
Sa më shumë paqe në botë.

Në çfarë gjendjeje shpirtërore gjendeni kohët e fundit?
Jam shumë e lumtur.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button