Era Istrefi publikon fotografi nga pushimet me të dashurin e ri, Amir Rrahmanin
Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, pak muaj më parë konfirmoi lidhjen e saj të re e futbollistin Amir Rrahmani.
Dyshja duket se kalojnë shumë mirë në krahët e njëri-tjetrit, gjersa së fundmi kanë qenë edhe në pushime së bashku.
Këngëtarja e hitit “Bonbon” ishte ajo e cila ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga pushimet luksoze me të dashurin.
![](https://i0.wp.com/telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/08/e2.jpeg?resize=780%2C975&ssl=1)
Imazhet përfshijnë poza të saj me bikini, teksa vë në pah figurën e saj të tonifikuar të trupit, ndërsa freskohet me pijen energjike “Golden Eagle”.
Në një fotografi tjetër, Era shfaq një pije freskuese e cila mbahet në duar nga Amiri, të cilit mundohet të mos ia zbulojë identitetin, teksa ia shfaq vetëm trupin.
![](https://i0.wp.com/telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/08/e3.jpeg?resize=780%2C974&ssl=1)
Era përndryshe edhe këtë sezon veror ka qenë mjaft aktive në muzikë, duke u angazhuar në mbrëmje muzikore të ndryshme.