s Ermira Mehmeti: Më shantazhuan duke më kërkuar edhe para (Video) | www.Zemra.Org

Ermira Mehmeti: Më shantazhuan duke më kërkuar edhe para (Video)

Ermira Mehmeti në emisionin Opinion në Tv Klan ka treguar verzionin e saj të së vërtetës rreth skandalit të përgjimeve ku thuhet se dëgjohet të flas me zv.kryeministrin Xhaferi, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ermira-Mehmeti

Ajo në Opinion tha ”që nga janari i këtij viti, tre katër veta më janë paraqitur për të ma shitur këtë material, por unë nuk kam pranuar. I di edhe emrat e atyre personave që janë përfshirë në montim dhe për këtë rast jam duke bashkëpunuar me prokurorinë.”

“Nuk dua të bëjë rolin e prokurorin. Por them se diku aty dëgjohet edhe zëri im, mirëpo ajo është e montuar dhe përgatitur nga kuzhinat e nëntokës. Unë jam shumë e bindur se këto lloj montime janë asgjë e pa njohur për shqiptarët e Maqedonisë, të përgatitura nga shërbimet e shtetit. Kam qenë e shantazhuar që nga janari këtij viti”. thotë Mehmeti.


Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Zemra.org

Komenti juaj:

VEREJTJE: Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet, ne te kundert, komenti nuk do te publikohet. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Zemra.Org!

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.