Teknologji

Facebook blen Face.com për 60 milionë dollarë

Ka pasur një numër të thashethemeve gjatë javëve të fundit, të cilat raportonin se Facebook është në bisedime me kompaninë me teknologjinë për njohjen e fytyrës – Face.com, për një marrëveshje përvetësimi nga anae rrjetit social, dhe se vlera e kësaj blerjeje nga Facebook sillet rreth 60 milionë dollarë.

Face.com është kompani e specializuar në teknologji mobile për njohjen e fytyrës, ndërsa Facebook në anën tjetër është përqëndruar kryesisht në teknologji mobile dhe padyshim se ka plane për teknologjitë e ngjashme si Face.com në strategjinë e saj për telefonat mobil.

Do të jetë interesantë të shihet se çka ka planifikuar Facebook për Face.com, përkatësisht teknologjinë për njohjen e fytyrës së përdoruesit të telefonit mobil, dhe se si do të integrohet kjo faqe dhe ky shërbim në strategjinë e përgjithshme të Facebook.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button