LifeStyle

Binjakët shoqërohen që në barkun e nënës

Për psikologët natyra sociale e njeriut lind bashkë me ardhjen në jetë. Por sipas studimeve të fundit, qenia njerëzore socializohet që në barkun e nënës.

Në javën e 14-të një fetus arrin të dallojë se po e ndan vendin ku qëndron edhe me një qenie tjetër,që është binjaku. Ai e prek ndryshe fytyrën e vet dhe tepër butë fytyrën e binjakut.

Një studim i publikuar në revistën shkencore ‘PLos One’, fetuset e vetëm në barkun e nënës sillen ndryshe nga ata që janë nën shoqërinë e binjakut.

“Teknika e përdorur është inovative; bazohet në aplikimin e analizave kinematike të lëvizjeve të fetusit të marrë nga një ekografi katërdimensionale (4D), që lejon edhe mundësinë për t’i parë në kohë”, thone ekspertet.

Duke përdorur një software special janë rikonstrukturuar dhe analizuar tre tipologji të ndryshme të festusit: Drejt vetes së tij, drejt hapësirës që ka dhe drejt binjakut.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button