Shendetesi

FARA E LIRIT (Flax Seeds)

Femrat gjithsesi do të duhej që të konsumojnë fara të lirit dhe bukë që i përmban ato, sepse konsumimi i tyre e redukton rrezikun nga kanceri i gjirit për 28 për qind.

Në studimin kanadez hulumtuesit kanë dëshmuar që konsumimi i farave të lirit e redukton rrezikun nga kanceri i gjirit për 28 për qind te gratë pas menopauzës, ndërsa konsumimi i bukës nga liri për 26 për qind edhe te femra para dhe pas menopauzës.

liri

Këto rezultate tregojnë se farat e lirit dhe buka që i përmban ato mund të jenë mjete të thjeshta, por efikase për reduktim të rrezikut nga kanceri i gjirit.

Shkencëtarët kanadezë kanë analizuar të dhënat e 2.999 grave të sëmura nga kanceri i gjirit dhe 3.370 grave të shëndetshme të moshave prej 25 deri në 74-vjeçare. Gratë pas menopauzës kanë pasur për 28 për qind më pak kancer të gjirit nëse kanë konsumuar së paku një të katërtën e një filxhani me fara të lirit gjatë një muaji dhe 26 për qind më pak nëse kanë ngrënë së paku një fetë buke me fara të lirit në ditë.

Shkencëtarët tashmë e dinë që farat e lirit janë të shkëlqyeshme për shëndet, ndërsa ekipi i ri hulumtues nga Universiteti Harvard tregon që farat e lirit përshpejtojnë dobësimin.Shkencëtarët kanë konstatuar që acidet yndyrore poli-të-pangopura, të cilat gjenden në farat e lirit, mundësinë e dobësimit e rrisin për madje 37 për qind.

Në farat dhe vajin e lirit do të gjeni materiet e ndryshme ushqyese dhe shëruese, ndërsa më të rëndësishmet janë acidet yndyrore omega-3, fibrat dhe lignina.

Një numër i madh i njerëzve beson që konsumimi i yndyrave është i dëmshëm, por e vërteta është që yndyrat janë të domosdoshme për funksionimin e organizmit, rëndësi ka vetëm se cilat yndyra i konsumoni.

Acidet yndyrore omega-3 janë të pangopura dhe për dallim nga acidet e ngopura yndyrore, ato do të përmirësojnë shëndetin tuaj dhe do të rrisin mundësinë tuaj për t’u dobësuar.

Farat e lirit janë burim i shkëlqyer i fibrave, të cilat përveç që zgjasin ndjenjën e ngopjes, po ashtu ulin nivelin e kolesterolit dhe përshpejtojnë tretjen.

Farat e lirit përmbajnë fitonutrientin, e njohur si lignina dhe atë në masë më të madhe se të gjitha ushqimet tjera. Lignina është bërë subjekt i shumë hulumtimeve për shkak të veçorive të veta shëruese, për të cilat besohet që janë antikancerogjene.

Farat dhe vajin e lirit mund ta konsumoni në mënyra të ndryshme, për shembull i shtoni në sallatë ose corn-flakes. Shmangni përpunimin termik të farave të lirit ose vajit të lirit sepse në këtë mënyrë veçoritë shëruese shkatërrohen në masë të madhe.

Farat e lirit përmbajnë substanca të tilla, si thartirat yndyrore omega-3, të cilat e nxisin metabolizmin e qelizave të mëlçisë dhe, në këtë mënyrë, përshpejtojnë shndërrimin e yndyrës në energji.

Më së miri është që, në mëngjes, të përzieni 1-2 lugë të këtyre farave në jogurt dhe t’i konsumoni pasi që t’i keni lënë të rrinë pesë minuta, derisa të fryhen.

Si ndihmon: “Farat e Lirit përmbajnë një antioksidues që quhet lignan, i cili mund të ndihmoj trupin që të largoj karcinogjenët e gjithashtu përmban edhe acide yndyrore omega-3 të cilët besohen se zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë sistemin imunitetit,” thot Krista Haynes dietitian e Cancer Project, një grup jo-fitimprurës në Washington D.C.

Kanceret që lufton: Kanceri zorrës, kanceri i gjirit, kanceri lëkurës dhe kanceri i mushkërive.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button