BotaKronika e ZezeLajme

Itali, shqiptari arratiset nga burgu

Një i dënuar shqiptar në Itali është arratisur mëngjesin e së shtunës nga burgu Regina Coeli, në Romë. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave shqiptari ka sharruar hekurat e qelisë dhe më pas, duke përdorur një litar dhe disa mjete artizanale ka zbritur nga kati i tretë i ndërtesës.

Më pas, saktësojnë burimet, i dënuari është kacavjerrur në murin rrethues të burgut duke e kapërcyer dhe duke dalë përfundimisht jashtë tij.

Agjencitë e lajmeve lokale njoftojnë se bashkë me shtetasin shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte edhe një shtetas rumun që është arratisur bashkë me të.

Burimet shtojnë më tej se në kryeqytetin italian forcat e policisë kanë nisur një operacion të gjerë për të lokalizuar dhe kapur dy të arratisurit.

Arratisjet e të dënuarve shqiptarë nga burgjet italiane nuk janë diçka e rrallë. Mes shumë arratisjeve më e bujshmja është ajo e kriminelit famëkeq Ilir Paja, që u shpëtoi forcave të rendit dy herë.

Autoritetet italiane kanë fajësuar për arratinë mbipopullimin jashtë mase të burgjeve, në veçanti Regina Coeli, me 1180 të pranishëm për 724 vende, si dhe mungesën e personelit policor.

“Fakti që dy të dënuarit zbritën nga dritarja dhe kapërcyen murin pa u vënë re nga askush tregon pikërisht mungesën e agjentëve”, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i sindikatës së burgjeve, Leo Beneduci.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button